Sulm terrorist në një Universitet në Pakistan, të paktën 21 të vrarë

Katër militantë të armatosur qëlluan për vdekje 21 persona teksa plagosën të paktën 60 të tjerë në një Universtitet në veri-perëndim të Pakistanit. Ngjarja e rëndë zgjati për disa orë, ku ekstremistë të grupit terrorist të talebanëve hapën zjarr dhe morën peng dhjetëra studentë, përpara se të vriteshin nga ushtria vendase. Dy prej tyre u goditën në distancë nga snajperat, ndërkohë që dy të tjerët u vranë pas një shkëmbimi zjarri në brendësi të godinës.Dëshmitarët u shprehën se militantët bërtisnin "Allahu është më i madhi". Ata thanë gjithashtu se në ndërtesë u përhap panik dhe se të gjithë ishin të frikësuar."Kishte kaq shumë panik dhe frikë saqë një miku im u hodh nga dritarja e universitetit. Ndërtesa është shumë e lartë dhe ai u hodh sepse u frikësua shumë. Mund t'i dëgjoja militantët teksa bërtisnin fraza të ndryshme që lidheshin me besimin mysliman."Qeveria ende nuk ka etiketuar ndonjë grup përgjegjës për sulmin, por e ka cilësuar atë si një akt terrorist. Ndërkohë, talibanët e Pakistanit, e kanë marrë përsipër autorësinë, duke thënë se janë militantët e tyre, ata të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Universitetit.pakistran pakistan569f2dff20890 21pakistan-3-articleLarge 21Pakistan-6-articleLarge 21Pakistan-9-master675 hkg10247810