Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, 1 i vdekur, dhjetra të plagosur

Një person humi jetën ndërsa tre të tjerë u shpallën të humbur pas një incidenti në një fabrikë fishekzjarresh, në Kinë.Ngjarja ndodhi në provincën Jiangxi në orët e para të mëngjesit, teksa raportohet se 48 persona ndodhen në spital pasi kanë marrë plagë të ndryshme.Një fishekzjarr i aktivizuar gabimisht shkaktoi një efekt domino duke u pasuar nga mijëra të tjerë.Ekipet e shpëtimit mundën që të shpëtojnë 21 puntorë të kompanisë të cilët ndodheshin të bllokuar në godinë, ndërkohë që më shumë se 1.000 persona të zonës u evakuan për të shmangur cdo përshkallzim të incidentit. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.Në këtë zonë ndodhen afro 31 kompani të cilat prodhojnë fishekzjarre, nga një traditë që vijon prej më shumë se 300 vitesh.shperthim kine 1 shperthim kine kine fabrike fishekzjarresh/Oranews.tv/