Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Robertson zbulon origjinën shqiptare

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO George Robertson ka zbuluar origjinën e tij shqiptare gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit.Gjatë fjalës para studentëve të Kolegjit Universum në Prishtinë, Robertson tha se ka gjak shqiptar në venat e tij dhe se këtë e zbuloi pas analizave të fundit të ADN.Gjatë bisedës me studentët ai theksoi edhe rolin e rinisë në vendimmarrje, por edhe nevojën e ligjeve të forta kundër korrupsionit e domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.Gjatë vizitës në memorialin e masakrës së Polekut, Robertson u kthye 16 vjet pas, duke thënë se vuajtjet e të shkuarës duhet ti japin forcë Kosovës për të ardhmen.Ai tha se Poleku është dëshmi e ndërhyrjes së NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike nga tetori i vitit 1999 deri në janar të vitit 2004 nuk ka lënë pa prekur edhe situatën politike në Kosovë, duke u shprehur se gazi lotsjellës në Parlament dhe protestat antiqeveritare, dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe ndikojnë negativisht në proçeset integruese të vendit.Robertson: “Gazi lotsjellës në Parlament apo demostratat masive antiqeveritare ndikojnë te përceptimi i jashtëm për Kosovën. Mund të jetë bota e jashtme që do të vendosë nëse Kosova do t'i bashkohet Bashkimit Europian, NATO-s apo do të luaj një rol në proçeset e tjera të integruese".Robertson u takua me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila i dorëzoi "Medaljen e Artë të Lirisë" për kontributin e lartë për lirinë e Kosovës dhe mbrojtjen e vlerave demokratike të botës të përparuar.Ai u takua gjithashtu me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.Ish-Sekretari i NATO-s ka bërë homazhe edhe pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, i shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, O'Connell.