Avokati: Gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut shumë e rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2016, 22:02
Kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili qe gjashtë ditë ka hyrë në grevë urie i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Lushtaku gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc dhe arsyeja pse ka filluar grevën e urisë është se gjyqtari nuk ka lejuar që ai të shtrihet në QKU për disa ditë ashtu siç kanë kërkuar mjekët.Avokati i Lushtakut është shprehur i shqetësuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të klientit të tij.Koci ka shprehur shqetësimin e tij për shëndetin e Lushtakut derisa potencoi se pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore ai dhe grevës së urisë ende nuk është marrë vendimi që të trajtohet jashtë burgut.Duke bazuar në tërë këtë situatë lidhur me Lushtakun, Koci shprehet i shqetësuar edhe për qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij me këtë trajtim që i është bërë Lushtakut duhet të frikësohet çdo qytetar duke përfshirë këtu edhe sigurinë juridike në Kosovë.Koci gjithashtu tha se Lushtaku vetëm ka kërkuar që edhe në burg të veprohet sipas rekomandimeve të mjekëve.Ai shtoi se sipas mjekëve, Lushtakut i duhet një monitorim shëndetësor 24 orësh prej tyre, kjo sipas tij për shkak të sëmundjes së rëndë, për të cilën Koci tha se për shkaqe etike nuk i lejohet ta tregojë.Ai shqetësimin e tij rreth gjendjes shëndetësore të Lushtakut, e tregoi duke thënë se derisa klienti i tij të transferohet në QKUK, ai mund të vdes.Koci tregoi se Gjykata pretendon se Lushtaku mund të shkojë në spital vetëm gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje duhet të kthehet në Burgun e Sigurisë së Lartë, që sipas tij është në kundërshtim me kërkesën që ai ka bërë. Ai shtoi se përmes mjeteve juridike është duke kërkuar të drejtën për LushtakunGjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar Sami Lushtakun me 12 vjet burg për krime lufte. Sipas Gjykatës Lushtaku është gjetur fajtor për vrasjen e një personi civil shqiptar, emri i të cilit nuk dihet dhe trupi i të cilit asnjëherë nuk është gjetur. Pala mbrojtëse është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe pritet që së shpejti të merret një vendim për të gjithë të akuzuarit në rastin “Drenica”.