Cameron: Nëse nuk mësoni anglisht, do të dëboheni në vendin tuaj
Të gjithë emigrantët që jetojnë në Britani të Madhe nëse nuk kalojnë testin e gjuhës angleze në 1 ose 2 vjet nga hyrja në vend do të dëbohen.Kjo është nisma më e re e Kryeministrit britanik, David Cameron, i cili tha se kjo lëvizje synon të integrojë gratë myslimane që jetojnë në Britani.Cameron tha se janë 190 mijë gra myslimane në Britani që flasin pak ose aspak anglisht dhe kjo duhet të ndryshojë, pasi sipas tij janë burrat që dëmtojnë gratë, motrat apo vajzat e tyre me kontrollin dhe mentalitetin që kanë.“Disa mund të jetojnë këtu me një nivel shumë të dobët të guhës angleze dhe mbijetojnë kështu pa asnjë përmirësim të gjuhës. Por kjo do të ndryshojë. Nëse ju nuk përmirësoni nivelin e gjuhës angleze, kjo të ndikojë në aftësinë tuaj për të qëndruar këtu”, ka deklaruar Cameron, duke shtuar se qëllimi i tij është të krijojë një shoqëri më të integruar, më kohezive, ku secili mund të shfrytëzojë në maksimum talentet që ka.Gjatë një intervistë për mediat britanike, Kryeministri britanik tha se në shumë raste gratë detyrohen nga burrat e tyre të mos integrohen, për shkak të mentalitetit që kanë dhe se qeveria e tij do të ngrejë mekanizma për ta bërë realitet këtë.“Do të investohen 20 milionë paund ose 28 milionë dollarë për këtë projekt, në ngritjen e klasave për gratë myslimane dhe të gjitha komunitetet e izoluara dhe që nga muaji tetor i këtij viti do të nisë testimi për të gjithë ata që kanë ardhur në në Britani me vizë.Edhe pse nuk e lidhi drejtpërdrejtë me ekstremizmin, Cameron tha se personat e paintegruar janë më vunerabël ndaj ideologjive ekstremiste.Kanë reaguar menjëherë grupet myslimane, të cilët thane se nisma e lideri britanik është "denigruese".