Maskat grabisin me armë supermarketin, marrin 50 mijë lekë
Maskat grabisin sërish një supermarket në fshatin Fitore të ish-komunës Novoselë.Sipas policisë “rreth orës 17:35, është marrë njoftimi se 3 persona të maskuar kanë vjedhur disa para në një supermarket”.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Mifolit”, ku në një supermarket në pronësi të shtetasit Irakli Nushi, janë futur 3 persona të paidentifikuar me maska dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë.Të tre grabitësit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë mundur të marrin xhiron ditore të këtij supermarketi, rreth 50.000 lekë dhe janë larguar menjëherë.Sipas pronarit te supermarketit, Irakli Nushi, maskat i kanë kapur në befasi.Nushi: "Ishte një derë e hapur e supermarketit dhe unë isha duke ndenjur.Hynë në moment tre persona të maskuar, njeri më drejtoi pistoletën në kokë dhe më qëlloi me qyte mbrapa koke, duke thënë se kjo është një grabitje ndaj mos bëj zhurmë. Morën 50 mijë lekë të reja, steka me paketa dhe produkte ushqimore. U larguan me shpejtësi nga supermarketi. Nuk arrita të njihja asnjë, pasi ishin të maskuar dhe me armë. Shpresoj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”.Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PD dega Vlorë, Mojsi Meminaj, i cili u shpreh se ngjarje të tilla vinë si pasojë e varfërisë dhe keqqeverisjes.Meminaj: “Nuk dua të theksoj se është një prapavijë politike edhe pse personi në fjalë është sekretari i Partisë së degës Demokratike për njësinë Novoselë”.Ndërkohë nga burime mësohet se kjo është grabitja e tretë në harkun e pak ditëve, një prej të cilave në fshatin Poro.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të dy anët e rrugës së vjetër të Novoselës, gjithashtu në autostradën kryesore dhe po punohet për kapjen e autorëve.[caption id="attachment_658564" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Supermarketi i grabitur ne Vlore[/caption][caption id="attachment_658568" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Supermarketi i grabitur ne Vlore[/caption][caption id="attachment_658561" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi grabitja[/caption]