Reforma në drejtësi dominon seancën plenare, Meta apelon për konsensus
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar, debati mbi reformën në drejtësi ka dominuar seancën plenare, e para për 2016.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka përdorur fjalën konsensus i gjerë për reformën në drejtësi edhe në nisje të sesionit të ri parlamentar.Duke e konsideruar si kryefjalë të Kuvendit në këtë sesion, Meta tha se me këtë reformë pritet një shkundje e thellë e sistemit të drejtësisë.Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar ka zgjatur më pak se 20 minuta, mjaftueshëm që palët politike të shkëmbenin akuza, por edhe të gjenin emëruesin e përbashkët, reformën në drejtësi.Kryereforma që sipas kreut të Parlamentit Ilir Meta duhet të vuloset në Kuvend me konsensus dhe gjithëpërfshirje përkrah reformave të tjera asaj zgjedhore dhe dekriminalizimit.Meta: Besoj se me bashkëpunimin tuaj konstruktiv dhe gjithëpërfshirës gjatë këtij sesioni do të përmbyllim me sukses në radhë të parë miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi përmes një procesi konstruktiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual në përputhje me standartet më të mira ndërkombëtare dhe në veçanti të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Besoj se kërkesa mbarëqytetare për një shkundje të thellë për të ndryshuar me themel gjendjen e sistemit të drejtësië dhe ngritjen e tij në parametrat e duhur të integritetit profesional dhe moral që kërkon shoqëria dhe integrimi europian i vendit do të na motivojë të gjithëve për të përmbushur me sukses këtë mision të rëndësishëm dhe për tu dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësinë që ata kërkojnë dhe meritojnë. Ndaj besoj se reforma në drejtësi do jetë kryeprioriteti i këtij sesioni. Njëkohësisht fillimin e punës dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore në kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.Por kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, thotë se reforma është e pashpresë me këtë shumicë të cilës i kërkoi të mos përdorë forcën e kartonit. Ai e gjen zgjidhjen te parlamenti i ri që do sjellë një reformë të gjithë pranuar.Paloka: “Arsyeja pse ai kërkon të kapë drejtësinë është mbrojtja e kriminelëve dhe të korruptuarve nga ai i pari. Parlamenti që do dalë nga zgjedhjet e parakohshme do ti realizojë plotësisht këto reforma dhe të tjera”.Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste fillimisht renditi dështimin e demokratëve për të bërë opozotë në sallën e Kuvendit dhe u përgjigj se Parlamenti do të përdorë çdo instrument për të çuar përpara reformat, ndoshta duke lënë të kuptohet edhe 84 vota që disponon shumica.Ruçi: Edhe në këtë sesion si në të gjithë sesionet e tjera parlamentare të kësaj legjislature, asnjë seancë pyetjesh, asnjë seancë interpelancash, asnjë mocion me debat, asnjë mocion mosbesimi.Në çeljen e sesionit munguan ish-kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.Kuvendi miratoi kalendarin 3 javor të punimeve, pjesë e të cilës do të jetë heqja e dekoratave për përsekutorët e komunizimit që qeveria ka depozituar një projektligj të firmosur nga vetë Kryeministri, ndërsa demokratët e kërkojnë atë përmes një rezolute.Paloka: Ja arsyet pse Rama kërkon të kapë drejtësinë
Në emër të grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, artikuloi qëllimet politike që fsheh pas investimi i Kryeministrit Rama në reformën në drejtësi.Sipas tij Rama e ka treguar edhe pa i pasur kompetencat që kërkon të marrë presionin ndaj drejtësisë, me kërcënim të gjyqtarëve me prerje këmbësh siç tha ai.Paloka: “Ja pse Rama është investuar së fundmi totalisht në atë që ai e quan reformë në drejtësi por në fakt është thjesht kapje e drejtësisë.Nuk ka shqiptar që nuk e di që kjo drejtësi ka nevojë për reformim sepse shumë segmente të saj janë të zhytura në korrupsion dhe janë totalisht jashtë çdo kontrolli.Shumë prej shqiptarëve, përfshirë dhe mua kemi ndjerë mungesën e drejtësisë për shkak të korrupsionit dhe jemi ndjerë të pafuqishëm për të reaguar.Dhe kur kjo më ka ndodhur mua që jam deputet i këtij Kuvendi është e lehtë të imagjinosh se çfarë ndodh me shqiptarët e thjeshtë.Por me këtë pakënaqësi dhe mungesë besimi te drejtësia po kërkon të abuzojë Rama që nuk ka aspak hallin e qytetarëve, nuk mendon aspak të zgjdhë problemin e korrupsionit në drejtësi. Përkundrazi atë që ai e quan reformë synon vetëm kapjen dhe përdorimin e drejtësisë për interesat e tij. Në këtë pikë nuk ka nevojë as të bëjmë parashikime dhe as të marrim me mend, pa e patur tagrin që kërkon të marrë e të fitojë me të ashgtëquajturën reformë Rama e ka treguar fytyrën e tij, me kërcënime direkte që u ka bërë gjyqtarëve deri për prerje këmbësh apo me presion që ka arritur tu bëjë anëtarëve të gjykatës së lartë për ti detyruar të marrin vendime që ai kërkonte me këmbëngulje kundër opozitës dhe fjalës së lirë.Është e lehtë të kuptohet se çdo bënte ky personazh nëse do të merrte të gjitha ato kompetenca që kërkon ti japë vetes me këtë që e quan reformën e tij në drejtësi”.Paloka artikuloi edhe njëherë kërkesën e opozitës për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.Sipas tij nëse ky parlament nuk ia del të kurorëzojë një reformë të qenësishme në drejtësi, do jetë Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e reja që do realizojë këtë reformë dhe të tjera.Paloka: Të mendosh se ky kërkon së pari të luftojë korrupsionin në drejtësi dhe pastaj përmes drejtësisë të luftojë korrupsionin në administratë.Duhet të jesh më shumë se naiv.Njeriu i akuzuar direkt nga OSBE që ka bërë mbi 200 milion euro pasuri, mbrojtësi më i flaktë por edhe promovuesi i Ministrave që u ka dalë tashmë boja dhe era për korrupsion nuk bind dot askënd se mund të bëhet pa pritur kalorësi i luftës kundër korrupsionit. Arsyeja pse ai kërkon të kapë drejtësinë është mbrojtja e kriminelëve dhe të korruptuarve nga ai i pari, nga ana tjetër përdorimi i drejtësisë si mjet kërcënimi dhe shantazhi jo vetëm ndaj opozitës dhe kundërshtarëve të tij politik dhe personal por edhe ndaj aleatëve të tij.Për këto arsye ai nuk kërkon dhe as pret konsensus, për këto arsye në mënyrën më absurde i kërkon Venecias të japë dhe njëherë mendim, mendim që ky komision tashmë e ka dhënë por Ramës nuk i ka pëlqyer. A thua se Komisioni i Vencias është Asambleja e PS që shtyn Kongresin sa herë t’ia kërkojë Rama. Garantoj qytetarët shqiptarë se opozita pavarësisht numrave në parlament do vazhdojë ti qëndrojë parimeve të saj. Ne do kërkojmë që jo vetëm dekriminalizimi i parlamentit dhe administratës shtetërore por dhe një reformë e qenësishme në drejtësi realizohet ashtu si e kërkon shumica e qytetarëve shqiptarë. E nëse këtë nuk e bën dot ky parlament që në fakt është në konflikt interesi nga kjo mazhorancë, atëherë parlamenti që do dalë nga zgjedhjet e parakohshme do ti realizojë plotësisht këto reforma dhe të tjera. Ky është sot një tjetër premtim që bën PD për shqiptarët. Çdo ditë e më shumë me këtë qeveri është një ditë edhe më e zezë për shqiptarët. Do vazhdojmë çdo përpjekje për ti dhënë fund këtij tmerri pa fund e për të shkuar një orë e më parë në zgjedhje me një qeveri teknike.Ruçi analizon sesionin e kaluar: Ja sukseset dhe dështimet
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi u fokusua në bilancin e punës së Kuvendit përgjatë sesionit të kaluar, që në analizën e tij pati sukese dhe dështime.Ruçi: Sukses ishte: Si fillim parlamenti është vend i fjalës së të zgjedhurve dhe opozitës. Janë bërë 129 orë e 45 minuta debat, kanë diskutuar mbi 509 diskutantë, prej 5 sezoneve hapësirat për fjalën e opozitës kanë qenë periodikisht më të mëdha sesa ato të mazhorancës, ku opozita ka folur 55 orë ndaj 53 që ka folur mazhoranca. Së dyti, parlamenti është vendi ku bëhen ligjet, hartohen, diskutohen, propozohen dhe miratohen. Gjithsesj janë miratuar 62 ligje, të rëndësishme sic është ai i buxhetit të shtetit, sigurimin shëndetësor e shoqëror, taksat vendore e kombëtare, akcizat, ligji i vetëqeverisjen vendore dhe trajtimit të pronës dhe përfundimit e procesit të kompensimit, apo garantimin e integriteteit të personave që zgjidhen ose ushtrojnë funksione publike. Ratifikimi i marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, me BE, SHBA, Bankën për Zhvillim, BERZH, Japoninë, Gjermaninë, vende fqinj e shumë të tjera.Sa i takon dështimeve, Ruçi listoi si të tilla shpërdorimi i fjalës në parlament nga opozita, mosshfrytëzimi i gjysëm orëshit në seancë për të folur për problemet e votuesve, mosekzistenca e kontrollit parlamentar.Ruçi: Dështimi i parë inflacioni dhe shpërdorimi i fjalës në parlament nga deputetët e opozitës, vetëm Berisha ka fol mbi 8 orë, kryeministri ka fol 2 orë më pak, ky është një ndryshim i madh me legjislaturën e kaluar. Ne e respektojmë opozitën ndonëse ajo flet më shumë se kryesminitri. Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse fjala e opozitës ëhstë për ligjet, oponencën dhe diskutimet ndaj tyre, për marrëveshjen për rëndësinë e tyre, por sthuhet asnjë fjalë për këtë. Ska mendime e sugjerime për ndryshim legjislacioni e diskutimi mbi to, ska sjellë alternativa e nisma parlamentare.Dështimi i dytë, mosngritja e mosshfrytëzimi i gjysëm orëshit në seancë për të folur për problemet e votuesve, kjo hapësirë nuk është shfrytëzuar edhe në sezonin që kaluam. Plot 8 orë e gjysëm u kemi borxh halleve e shqetësimeve të votuesve.Dështimi i tretë është mosekzistenca e kontrollit parlamentar. Asnjë seancë pyetjesh, interpelancë, mocion me debat, asnjë mocion mosbesimi. Komisonet parlamentare të kërkuara, nga opozita janë të harruara e të mbartura në këtë sezon. Është i vetmi parlament në botë që nuk përdoren instrumentat parlamentarë nga opozita.Për sesionin e ri parlamentar Ruçi kërkoi zbatimin me përpikmëri të rregullores së Kuvendit.