Lumenjtë nën kontroll, rrugët të kalueshme, kujdes nga rrëshqitjet dhe ngricat

Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme për kundër reshjeve të borës dhe shiut që kanë përfshirë vendin.Në buletinin e mbrëmjes mbi situatën e kalueshmërisë së rrugëve në vend, ARRSH porosit drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë nëse do të udhëtojnë drejt veriut, verilindjes apo juglindjes së vendit.Ndërkohë që një kujdes i shtuar duhet të bëhet edhe në rrugët të cilat kanë pasur vazhdimisht rrëshqitje gurësh e dherash për shkak të reshjeve të shiut.Sa i takon akseve rurale, përgjithësisht janë të kalueshme, veç akseve rurale Iballë-Puke, Lurë - Kurbnesh - Rrëshen, te cilat jane ende te bllokuara, si dhe disa fshatra të thella malore në qarqet e vendit.Në disa prej akseve rrugore kombëtare dhe rurale përdoren zinxhirë për shkak të ngricave.Gjatë paradites lumi Vjose doli nga shtrati prane Urës së Mifolit dhe permbyti pjesërisht tregun e fshatit Novosele, si dhe tek vendi i quajtur ‘’Bishti i Malit’’ që ndodhet ndërmjet fshatit Armen dhe qytetit Selenice ku ka përmbytur rreth 10 dynym tokë të pashfrytëzueshme.Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Brendshme mësohet se niveli i lumit ka rënë dhe situata është përmirësuar menjëherë. Niveli i lumit Vjosë është drejt uljes graduale.Edhe nga lumenjtë e tjerë nuk paraqiten probleme pasi reshjet për 24 orë parashikohen lokalisht të dobta, por do të ketë ulje temperature.Ndërkohë grupet e punës së OSHEE kanë punuar dhe riparuar defektet në 30 fidra.Mbeten për riparim dhe 3 fidra që ndodhen në zonat e thella, Shkodër, Kukës dhe Korçë ku po punohet.Situata e kalueshmërisë në akset rrugore Qarku         Situata                RekomandimeRAJONI QENDRORTiranë -Nga kontakti telefonik me Znj.Zace është informuar se nuk ka asnjë problem.Të respektohet sinjalistikaDurrës-Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.Të respektohet sinjalistikaElbasan- Elbasan- Qafë Thanë e kalueshme pa zinxhir. Librazhd- Steblev kalueshmëri pa zinxhir. Të respektohet sinjalistikaRAJONI JUGORGjirokastër-Nuk ka asnjë problem.Nga reshjet e shiut mund te kete renie guresh ne aksin Ura e Leklit-Permet dhe Tepelene-Gjirokaster (zona Shkalla e Zeze).Të respektohet sinjalistikaBerat-Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.Të respektohet sinjalistikaKorçë- Te gjitha rrugët jane te kalueshme.Pjeserisht Korce-Dardhe me zinxhire , Korccë-Voskopojë Korcë-Erseke (Qafa e Qarit pjesërisht me zinxhirë).Të respektohet sinjalistikaVlorë- Qafën e Llogarasë, nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve rruga pa zinxhir është kriposur rruga.Ne rrethin e Vlorë si rezultat i rreshjeve mund te kete renie guresh te vegjel te cilet duhen pasur kujdes nga përdoruesit e autoveturave dhe automjeteve te tjera.Të respektohet sinjalistika.Fier -Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.Të respektohet sinjalistika.RAJONI VERIORShkodër-Nuk ka asnjë problem. Të respektohet sinjalistika.Kukës- Segmenti Kukes-Peshkopi ne vendin e quajtur Kalaja e Dodës pjesërisht 3-4 km me zinxhire.Puke-Kukes ne vendin e quajtur (Qafe Mali) pjesërisht me zinxhire. Të respektohet sinjalistika.Dibër -Ne disa vende ka renje guresh.Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.Të respektohet sinjalistika.Lezhë-Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.Të respektohet sinjalistika.