Fshatrat e Burrelit, Kukësit dhe Korçës pa energji, OSHEE: Po punohet në terren
Burreli, Kukësi dhe Korça janë rajonet më të prekura nga mungesa e energjisë elektrike.Sipas njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shumë njësi administrative në këto tre rajone vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.ZONAT PA ENERGJI SIPAS RAJONEVERajoni Burrel:Merdhoq, Dierrë, Bardhaj, Bushkash, Shkoret, Lufaj, Baz, Maja Madhe, Plagëz, Gurth Spaç, Gorre/Lac, Impianti Klos, Kodër Ranë, Kullaxhi, Blinisht, Shpal, Vau i Madh, Komuna Klos; Guri i Bardhë, Xibër Hanë, Xibër Murrizë, ShkallëRajoni Kukës:Lekbibaj, Paç, Kam, Nikolicë, Mamëz, Suroj, Vile, Tërthorë, Ymisht, Imcalla, Turaj, ShemriRajoni Korçë: Liqenas / Korcë, Ploçisht/ Maliq, TrebinjëOSHEE sqaron se në këto zona ku janë regjistruar reshje të dendura dëbore janë riparuar difekte ne disa fidera, ndërsa puna vijon në ne zonat e thella ku jane dhe difekte ne linja si këputje percjellsash, dëmtim të izolatorëve.Mungesë energjie gjithashtu ka edhe në rajonet Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.Rajoni Elbasan: Pjesërisht zona Lunik, Rrajcë/Librazhd, Stravaj BradasheshRajoni Shkodër: Arrëz Miliska, Koman, Kelmend, Rrethinat Lezhe, GjadërRajoni Tiranë: Shëngjergj, pjeserisht Zall Bastar.Rajoni Berat: HysgjokajRajoni Vlorë: Vranisht pjesërisht.OSHEE saktëson se në të gjithë vendin numri i fiderave pa energji është reduktuar në 5, ndërsa në terren janë angazhuar 1867 punonjës nga 10 Drejtori Rajonale.