Dajti zgjohet i zbardhur, Në Kukës e Korçë deri në 60 cm trashësia e borës
I gjithë vendi jonë është pushtuar nga temperature të ulëta me reshje bore. Edhe në Tiranë mëngjesin e sotëm Dajti është zbardhur nga bora.Bora bllokon disa fshatra në Kukës dhe Korçë, ndërsa akset nacionale janë të gjithë të kalueshëm por në disa prej tyre rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në Jug të vendit Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati e të riktheje përmbytjet. Gjatë natës Lumi i Vjosës rriti së tepërmi prurjet e tij, sidomos nga pjesa që vjen prej burimeve në tokën greke. Në Selenicë mësohet se Vjosa ka dalë nga shtrati pasi u dëmtua argjinatura.Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve edhe në Tiranë do të shkojnë deri në – 5 gradë ndërsa ato maksimalet deri në 11 gradë.Pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës Rruga e Kombit është e kalueshme dhe borëpasturset punojnë pa ndërprerje për të mbajtur të pastër.Në qarkun e Kukësit situata, paraqitete problematike në rrugët që lidhin fshatrat me bashkine.Në Korçë - Reshjet e dëborës të rëna kryesisht në orët e pasdites të së shtunës kanë krijuar një dimër të vërtetë në të gjithë rajonin e Korçës, ku bora në zonat e larta malore arrin deri në 30 centimetra ndërsa në qytet jo me shumë se 5 centimetra.[caption id="attachment_657623" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Korça sot në mëngjes[/caption][caption id="attachment_657607" align="alignnone" width="640"]
Korça sot në mëngjes[/caption][caption id="attachment_657608" align="alignnone" width="640"]
Korça sot në mëngjes[/caption][caption id="attachment_657610" align="alignnone" width="640"]
Korça sot në mëngjes[/caption][caption id="attachment_657614" align="alignnone" width="640"]
Korça sot në mëngjes[/caption][caption id="attachment_657615" align="alignnone" width="640"]
Korça sot në mëngjes[/caption]Problemi i krijuar nga reshjet kanë qenë izolimi i disa zonave të thella malore siç është fshati Panarit në zonen e Vithkuqit, ku trashësia e deborës në vendin e quajtur Mashkullore i kalon 30 centimetra. Banorë të këtij fshati, të kontaktuar në linje telefonike thanë se janë të bllokuar prej dy ditësh, pasi nuk ka mundësi ndërhyrjeje për hapjen e rrugësNë Kukës intensiteti i reshjeve të dëborës vijon të ketë rritje. Trashësia arrin deri në 30 cm në qytet dhe 50 cm në zonat malore. Erërat e forta me stuhi bore kanë shkaktuar probleme në drejtim të furnizimit me energji elektrike, ku 12 njësi Administratove në Kukës, Has e Tropojë janë pa energji elektrike, informon gazetari ynë Blerim Tota.Disa nga akset rrugore të qarkut Kukës janë të bllokuara nga stuhitë e dëborës. Aktualisht rrugët e njësive Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykecaje, Kalis, Arren janë të pakalueshme.Energjia elektrike mungon në një pjesë të njësisë Kolsh dhe Kalimash për shkak të një defekti të fiderit që furnizon Mamzin.Në terren janë 18 mjete që po punojnë për hapjen e rrugëve. Të gjitha rrugët e qytetit janë të hapura. Një mjet po pastron edhe trotuaret kryesore. Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë i rregullt. Nuk jane raportuar raste të urgjencave mjekesore.[caption id="attachment_657641" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Bora në Kukes[/caption][caption id="attachment_657644" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Bora në Kukes[/caption][caption id="attachment_657642" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Bora në Kukes[/caption][caption id="attachment_657646" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Bora në Kukes[/caption]Ora 10: 50 Ministria e Brendshme raporton këto të dhëna mbi situatënGjatë 24 orëve të kaluara deri në mesnatë mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira dhe reshje. Në lartësitë mbi 700 m reshjet kanë qenë në formë dëbore.Qarku Kukës. Moti në të gjithë qarkun, deri në mesnatën e kaluar, ka qënë me reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruara me erëra të fuqishme. Temperatura e rregjistruara -4 deri në 5 gradë celsius. Lartësia mesatare e dëborës është në zonat urbane rreth 20 cm, kurse rurale 30-40 cm.Situata në akset rrugoreAkset kombëtare: Të gjitha akset nacionale aktualisht janë në përgjithësi të qarkullueshme pa zinxhirë, por në disa segmente të rrethit të Tropojës, për siguri përdoren zinxhirë.Anes Rrugës se Kombit trashësia e dëborës është 45 cm, por mbi trupin e rrugës nuk ka dëbore sepse 8 borëpastrueset janë vazhdimisht në punë.Aksi Kolsh-Qaf Shllak, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.Kukës-Draj Reç, trashësia e dëborës 25 cm, po punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.Kukës-Ura e Zapodit, trashësia e dëborës 20 cm, po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.Kukës-Krumë, në Qaf të Toblit, trashësia e dëborës është 30 cm dhe punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.Krumë-Qafe Prushi-Kam, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.Plepa-Kam-Sopot, trashësia e borës në Qafë Luzhë 40 cm, punojnë 2 borëpastruese, 2 fadroma.Bajram Curri-Valbonë, trashësia e dëborës 35 cm, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.B.Curri-Qafe Morinë, trashësia e dëborës 8 cm, punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.B.Curri-Fierzë, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë, trashësia e dëborës në zonën e Lekbibaj 35 cm.Akset rrugore në administrim të bashkiveNë Bashkinë Kukës: si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave të skarpatës fshati Lojme është i bllokuar.Në këtë segment rrugor për arsye sigurie nuk mund të ndërhyhet as me mjete dhe as me njerëz. Nga era e fuqishme ka grumbullime të dëborës e bllokim të rrugëve lidhëse me fshatrat Buzëmadhe e Çaj, të Njësisë Administrative Grykë-Çaj, si dhe një pjesë e fshatrave në Njësinë Administrative Zapod.Akset rrugore në administrim të bashkiveNë Bashkinë Kukës si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave të skarpatës fshati Lojme është i bllokuar. Në këtë segment rrugor për arsye sigurie nuk mund të ndërhyhet as me mjete dhe as me njerëz.Në bashkinë Kukës si pasojë e motit aktualisht janë pa energji: Njësitë Administrative Grykë-Çaj, Kalis, Bushtricë dhe Arrën, të cilët furnizohen nga Nënstacioni në Fushë Aliaj, Peshkopi, i cili ka një defekti në rrjetin e furnizimit.Njësitë Administrative Bicaj, Ujmisht e Tërthore, gjithashtu janë pa energji nga rrëzimi i shtyllave dhe këputja e telave nga era e fortë.Bashkia Tropojë - Njësia Administrative Lekbibaj.Bashkia Has: Njësia Administrative Golaj, fshatrat Vlahën e Nikoliç.Grupet e punës të OSHEE po punojnë për eliminimin e defekteve.Qarku Dibër. Në këtë qark deri në mesnatë ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 800 m reshjet kanë qenë në formë dëbore, por jo intensive.Akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës. Në disa segmente qarkullimi bëhet me zinxhirë.Subjektet kontraktore janë në gatishmëri të plotë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe trajtimi i tyre me kripë e skorje.Lartësia e dëborës sipas njësive administrative:Njësia administrative Kala e Dodes 15 cm.Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës qarkullohet me vështirësi me zinxhirë.Njësia administrative Lurë rreth 35 cm, aksi rrugor Lurë-Kurbnesh-Rëshen për momentin i bllokuar.Njësia administrative Sllovë 15 cm, rruga kombëtare e kalueshme.Njësia administrative Selishtë 30 cm, aksi rrugor Muhurr-Selisht i bllokuar.Njësia administrative Arras rreth 5 cm, segmenti rrugor rruga kombëtare-Arras e bllokuar sepse ka patur rrëshqitje dheu në fshatin Grykë Nokë dhe për momentin vazhdon e bllokuar. Njësia administrative po punon për hapjen e saj.Njësia administrative Melan të bllokuara janë rrugët rurale të fshatrave Bellovë, Cerjan, Zagrad dhe Rapdisht, 20 cm.Njësia administrative Kastriot 15 cm, janë të bllokuara 2 fshatra Vrajnt dhe Limnjan.Njësia administrative Ostren 20 cm, rruga Ostren-Trebisht-Gollobordë-Klenjë e bllokuar. Njësia administrative Trebisht 40 cm, aksi rrugor Ura e Çerenecit-Stëbleve për momentin i bllokuar, por subjekti kontraktues po punon me mjete për hapjen e saj.Njësia administrative Gjoricë trashësia e dëborës 8 cm, rrugët janë të bllokuara vetëm në fshatrat Lubalesh dhe Veçisht.Njësia administrative Zerqan trashësia e dëborës 25 cm dhe rrugët janë të bllokuara. Gollobordë-Trebisht e bllokuar.Krastë- Qafë Bualli e kalueshme me zinxhir. Njësia administrative Xibër e bllokuar. Njësia administrative Macukull e bllokuar.Në Njësinë administrative Kala e Dodës, Shupenzë, Xibër, Macukull mungon energjia elektrike.Qarku Elbasan. Në qarkun e Elbasanit ka patur reshje mesatere shiu dhe në lartësinë mbi 600 m reshjet kanë qënë në formë dëbore.Në rrugët kombëtare dhe rurale ka prezencë të dëborës, por jo ne rrugë.Në aksin Elbasan-Librazhd ka vështirësi në qarkullim për shkak të rënies së inerteve. Subjekti kontraktues ka ndërhyrë me mjete duke larguar inertet dhe pastruar rrugën.Në segmentin Prenjas-Qafë Thanë ka rreth 20 cm dëborë, por qarkullimi vazhdon pandërprerje duke përdorur zinxhirët.Në aksin Librazhd- Stëblevë, ka rreth 20 cm dëborë dhe qarkullimi bëhet me vështirësi. Subjekti kontraktor ka angazhuar dy mjete për largimin e dëborës.Për shkak të rënies së reshjeve ka patur rritje të nivelit të ujit në lumin Devoll dhe rruga Banjë-Gramsh ka funksionuar deri në mesanatë nga pjesa e poshtme mbi liqenin e Hidrocentralit, kurse sot në mëngjes niveli i liqenit është rritur duke përmbytur rrugën e vjetër dhe qarkullimi Elbasan - Gramsh bëhet nga segmenti Llixha - Gramsh.Qarku Lezhë. Në qarkun e Lezhës reshjet e shiut kanë vazhduar deri në orën 22:30 me intesitet mesatar. Në disa zona të rrethit të Mirditës reshjet kanë qënë të dobëta në formë dëbore. Të gjithë hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.Në Rrugën e Kombit, në fshatin Skuraj, të Njësisë Administrative Milot, për riparimin e argjinaturës së dëmtuar nga prurjet e lumit Mat, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë punuar 20 mjete transporti, 6 kamionë vetëshkarkues të tonazhit të rëndë nga Forcat Ushtarake, kurse 10 kamionë të tonazhit të mesëm, 3 eskavatorë dhe 1 fadromë janë angazhuar nga subjekti kontraktues.Qarku Shkodër. Në bashkinë e Shkodrës ka patur reshje shiu mesatare, kurse në Njësitë administrative Pult, Shosh dhe Shalë ka patur reshje të dobëta dëbore.Në Njësinë administrative Kelmend, të bashkisë Malësi e Madhe dhe bashkinë e Pukës reshjet kanë qënë të pakta, por për shkak të uljes së madhe të temperaturës deri në -6 gradë celcius ato kanë qënë në formë akulli.Rrugët kombëtare dhe rurale në rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të kushteve të motit dhe ngricave.Në rrugët kombëtare dhe rurale të rrethit të Pukës, si Qafë Mali- Qafë Shllak- Fierzë, Fushë Arrzë- Bardhoc ka vështirësi kalimi për shkak të ngricave, por rrugët janë të hapura dhe subjekti kontraktor po i trajton ato vazhdimisht me kripë.Vetëm segmenti rrugor Bardhet-Iballë vazhdon i bllokuar. Në rrethin e Pukës ka probleme të shpeshta me ndërprerje të energjisë elektrike.Një pjesë e konsiderueshme e zonave rurale janë pa energji për shkak të këputjes së telave nga akulli.Grupet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.Qarku Korçë. Në të gjithë qarkun ka patur reshje mesatare shiu, kurse në zonat malore reshjet kanë qënë në formë dëbore.Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të dëborës.Rrugët kombëtare Qafë Thanë-Qafë Plloçë, në Qafë Plloçë, Qafë Qarri dhe Qafë Bigllë, të fshatit turistik Dardhë ka prezencë të dëborës dhe vazhdojnë reshjet me intesitet mesatar.Nuk ka bllokime të rrugëve por në disa segmente rrugore qarkullimi bëhet me zinxhirë.Në të gjithë qarkun ka rënë dëborë në lartësinë 15 cm, kurse në fshatin turistik Dardhë trashesia e dëborës është 40cm. Rruga Boboshticë-Dardhë është e kalueshme me zinxhirë. Ka vështirësi në qarkullin e mjeteve në rrugën Korçë-Voskopojë, për shkak të dëborës së rënë dhe në Qafën e Qarrit, në segmentin rrugor Korçë-Ersekë, për shkak të ngricës.Probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nuk ka patur.Qarku Berat. Në këtë qark deri në mesnatë pati rënie të reshjeve mesatare të shiut, kryesisht në rrethin e Beratit dhe të Skraparit. Në zonat malore të Skraparit reshjet ishin intensive dëbore. Ujrat e lumenjve në këtë qark u rritën dhe lumi i Osumit doli nga shtrati në territorin e bashkisë së Urës Vajgurore, duke përmbytur 4 banesa dhe rrethuar nga uji 10 të tjera.Strukturat e emergjencës evakuuan 4 familjet duke i strehuar tek të afërmit e tyre.Ujrat e lumit dolën edhe në territoret e Njësive administrative Velabish dhe Otllak duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.Pas mesnate prurjet u ulën dhe tashmë niveli i tyre është normal dhe nuk ka probleme.Qarku Tiranë. Në të gjithë qarkun e Tiranës ka pasur reshje mesatare shiu, në pjesën malore të bashkisë të Tiranës si Njësia administrative, Dajt, Shëngjergj, Zall Bastar, reshjet kanë qënë në formë dëbore dhe lartësia në disa vende arriti rreth 15 cm.Gjendja e lumit të Tiranës në pjesën e poshtme të urës së Kamzës, nuk ka rritje të nivelit të prurjeve.Përfaqësuesit e emergjencave të bashkisë po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për evakuimin e familjeve, në qoftëse do të rrezikohen nga përmbytja. Për familjet është përgatitur një strehim provizor në konviktet e Universitetit Bujqësor.Forcat dhe mjetet e bashkisë së Tiranës janë në gadishmëri për të bërë evakuimin e tyre.Qarku Vlorë. Gjatë ditës së djeshme në të gjithë qarkun pati reshje mesatare shiu, kurse në zonat malore reshje dëbore.Në Qafën e Llogarasë lartësia e dëborës shkoi deri në 10 cm dhe në vendin e quajtur "Pisha Flamur", u bllokuan disa mjete nga prezenca e dëborës në trupin e rrugës. Mjetet e subjektit kontraktues ndërhynë duke pastruar dëborën dhe trajtuar me kripë. Më pas qarkullimi u normalizua plotësisht.Prezencë të rritur uji pati edhe në qytetin e Vlorës sidomos në vendin Pusi i Mezinit. Forcat dhe mjetet e bashkisë ndërhynë duke normalizuar situatën.Qarku Gjirokastër. Në të gjithë qarkun ka reshje mesatare shiu.Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme.Gjatë natës Lumi i Vjosës rriti së tepërmi prurjet e tij, sidomos nga pjesa që vjen prej burimeve në tokën greke.Në pikën hidrometrike të Memaliajt iu afrua nivelit kritik, por me ndërprerjen e natës prurjet u ulën dhe ujrat nuk rrezikuan të dilnin nga shtrati.Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.Temperatura shume te ftohtaTemperaturat që do të shoqërojnë vendin tonë gjatë këtyre ditëve do të arrijnë në nivele ekstremisht të ulëta, deri në minus 17 gradë në zonat malore, dhe kjo për shkak të një mase të ftohti me origjinë nga Arktiku që tashmë ka pushtuar Europën qendrore dhe një pjesë të asaj lindore. /Oranews.tv/