Ja rrugët në jug dhe veri ku duhet të kaloni me zinxhirë

Reshjet intensive të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në disa prej akseve rrugorë në juglindje të vendit dhe në veri.Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se si pasojë e reshjeve të dëborës duhet të përdoren zinxhirët në qarkun e Korçës në këto akse rrugore: Në Qafën e Thanës, në Qafë Plloçë, në Qafën e Qarrit.Në qarkun e Vlorës duhet të përdoren zinxhirët në Qafë Llogara.Në Veri të vendit, në akset e Shkodrës dhe të Pukës duhet të përdoren zinxhirët.Po ashtu edhe në akset rrugore Milot – Mirditë, Kukës-Morinë, Mat-Bulqize është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.Policia Rrugore njofton se është e pranishme me patrulla për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve së bashku me shërbimin e emergjencave dhe entin pronar të rrugës.Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore  iu bën thirrje gjithë drejtuesëve të mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë gjatë lëvizjes, të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të automjetit, të mos përdorin pije alkoolike.Për çdo problem që mund të hasin në këto akse rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore të marrin kontakt me patrullat e policisë rrugore si dhe të telefonojnë në numrin e telefonit 129 pa pagesë duke dhënë adresën e saktë.