Anëtarët e FRESSH debat në sallën e Parlamentit

Anëtarët e Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, zhvilluan mes njëri-tjetrit një debat në sallën e Parlamentit, me rastin e 24 vjetorit të krijimit të kësaj organizate.Të ndarë në dy skuadra, të rinjtë provuan aftësitë e tyre në komunikim, në prani edhe të Kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pasi dëgjoi fjalimet e tyre, Veliaj u shpreh krenar për ta, duke veçuar faktin se nga Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, kanë dalë ministra, deputetë dhe persona të rëndësishëm të shoqërisë.Erion Veliaj:  Ju kujtoj që në partinë socialiste nuk ka pasur kuota për rininë. Po kjo nuk ka penguar që FRESSH-i të prodhojë Kryeministra, FRESSH-i të prodhojë Ministra, FRESSH-i të prodhojë deputetë. FRESSH-i sot ka një nga prezencat më të shkelqyera në këshillin Bashkiak të Tiranës të njerëzve që pavarësisht moshës, thonë gjëra shumë me mënd, se dikush që mund të ketë shumë thinja dhe thotë shumë dokrra në fjalët që bën. Ndaj dhe shpresoj që ky shembull që ka vendosur FRESSH-i duhet të jetë inkurajim për cilindo që do të angazhohet në jetë publike. Jetë publike nuk do të thotë detyrimisht të jesh këtu pas disa vitesh.Elisa Spiropali: Të dyja skuadrat janë fituese, megjithatë 5 me 6, ne vendosëm t`ia japim shkollës së bashkuar në Krrabë.