LSI optimiste për reformën në drejtësi, Caka: Miratohet brenda muajit mars

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të politikës, LSI pret që reforma në drejtësi të do të miratohet brenda muajit mars.Silva Caka: Unë kam bindjen që kjo reformë do të përmbyllet të paktën deri në mars të këtij viti.Mosdakordësia raportuar edhe në gjirin e mazhorancës, por deputetja Silva Caka  tha në studion e Ora News se sugjerimet e LSI synojnë vetëm të përmirësojnë draftin. Silva Caka: Nuk janë mosdakordësi, unë të paktën nuk do të doja ti shifja në këtë këndvështrim, sigurisht ajo ngelet çështje këndvështrimesh, gjithësesi unë nuk dua ti shoh kështu. Unë dua ti shoh si përmirësime, të cilat ne si LSI i kemi parë për tju bashkangjitur draftit që kanë propozuar grupi i ekspertëve të nivelit të lartë.Pavarësisht çdo ndarje të momentit, Caka tha se konsensusi politik për reformën është i mundur, në të kundër vlerëson referendumin si zgjidhjen e fundit.Silva Caka: Më e mira do të ishte të arrihej përmes konsesusit politik, nëse nuk arrihet konsensusi edhe referendum është një nga zgjidhjet. Ne do ti tregojmë të gjithë qytetarëve që jemi tashmë të përgjegjshëm dhe që mund ta arrijme një konsensus politik.Caka vlerësoi rolin e ndërkombëtarëve në funksionin e konsensusit politik për reformën në drejtësi.https://youtu.be/Hw3UcNC_-fo/Oranews.tv/