Grabitet me armë supermarketi, 5 autorët ishin maskuar si punonjës të FNSH
Ajo që u është dukur në fillim si një kontroll policor punonjësve të një supermarketi në afërsi të kryqëzimit të Tales në Lezhë ka rezultuar të ishte grabitje.5 persona me maska, armë pistoleta e shotgan si dhe të veshur me uniforma të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nen kërcënimin e armëve morën xhiron e ditës si dhe 5 koli cigare të një marketi që është njëkohësisht edhe pikë shumice në superstraden Lezhë-Laç.Grabitësit u larguan me një autoveture ngjyrë të bardhe e cila dyshohet të ishte një Renault Magan. Momenti i largimit të tyre është kapur nga kamerat e sigurisë të një karburanti që ndodhej pak metra larg supermarketit por targat e mjetit nuk është mundur që të identifikohet menjëherë.Nga vëzhgimi që u është bërë kamerave të karburantit ka rezultuar se fillimisht grabitesit janë futur me dritat e mjetit të fikura ne parkingun e marketit në mënyre që të mos shihen nga askush.Në momentin e parë gjithçka është dukur si kontroll policor. Veshja ishte e ngjashme me ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe mbi kokat e 3 punonjësve janë vedosur menjëherë shotganet dhe u është kërkuar që të mos levizin.Te terrorizuar nga armët e zjarrit, punonjësit e marketit u janë bindur grabitësve që mbanin edhe maska në koke. Pasi kanë marrë lekët e xhiros, grabitesit kanë detyruar punonjësit e marketit që të fusin në autoveturën e tyre edhe 5 koli me cigare. Ata janë larguar nga superstrada në drejtim te Milotit.Policia ngriti menjehere disa postoblloqe ne rruget qe lidhin Lezhen, por pa mundur per te rene ne gjurmet e grabitesve.[caption id="attachment_656899" align="alignnone" width="640"]
Ne foto, policia ne vendin e ngjarjes[/caption][caption id="attachment_656898" align="alignnone" width="640"]
Ne foto, supermarketi qe u grabit nga 5 persona[/caption][caption id="attachment_656896" align="alignnone" width="640"]
Ne foto, supermarketi qe u grabit nga 5 persona[/caption]