Mbrojtja e Prespës, Koka firmos grantin 3.5 mln euro me ambasadorin gjerman
Qeveria gjermane nëpërmjet një granti prej 3.5 mln euro synon të jap një tjetër zhvillim parkut të Prespës. Ky financim do të shkojë për zhvillimin e zonës së Prespës, për ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e turizimit. Ministria Koka tha gjithashtu se me miratimin e moratoriumit do ti jepet fund masakrës me prerjen e pyejeve.Me anë të një granti prej 3.5 mln euro qeveria gjermane do të financiojë fazën e dytë të projektit "Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespës" me një kohëzgjatje nga viti 2016 deri në vitin 2020 . Kjo marrëveshje u firmos nga ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ambasadori Gjeman Hellmut Hoffman. Përveç ndikimeve që pritet të japë ky grant në zhvillimin e zonës, marrëveshja në fjalë synon në mbrojtjen e parkut si dhe në zhvillimin e turizimit.Koka: Investimet e kryera kanë ndikuar ndjeshëm në zbutjen e varfërisë në zonë. Në sensibilizimin e vetë banorëve dhe nga ana tjetër për të patur një administratë sa më kualitative, e cila vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me dy agjencitë kombëtare të zonave të mbrojtura, atë të Greqisë dhe Maqedonisë.Hoffman "Gjermania përmes Bankës për Zhvillim KfË dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ka zhvilluar programin e Parkut Natyror të Prespës, i cili synon të krijojë barazpeshën mes mbrojtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit ekonomik. Natyra nuk njeh kufij shtetesh".Në seancen e parë të sesionit të ri parlamentar pritet të miratohet edhe moratoriumi i pyejeve që sipas Ministri Koka do t'i jap zgjidhje masakrës mjedisore.Koka: Fillimin e seancës parlamentare, besoj se në mënyrë të përshpejtuar do të jetë ligji i cili tashmë është në komision dhe kalon në Parlamentin shqiptar sebashku me moratoriumin.Projekti "Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë" përqendrohet në investimet e mëtejshme në Parkun Kombëtar të Prespës (PNP) në përfitim të popullsisë lokale, të diversitetit biologjik dhe një mbështetje fillestare për zhvillimin e Rezervës së re të Biosferës të miratuar nga UNESCO.