Kamerat filmuan grabitjen me maska të kazinosë afër lulishtes "1 Maji"

 Policia nuk ka mundur të bjerë  ende në gjurmët e autorëve të grabitjes së ndodhur mbrëmjen e së premtes, 15 janar 2016, në një kazino në kryeqytet.Megjithëse policia  ka sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar të gjithë momentin e grabitjes , identifikimi i autorëve duket se është i vështirë.Ngjarja ndodhi në rrugën " Medar Shtylla" në afërsi të lulishtes "1 Maji" në një zonë mjaft të populluar.Të dhënat nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë qenë të maskuar dhe me doreza ndërsa në duar kanë patur një armë me të cilët kanë kërcënuar punonjesin e kazinosë.E gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm në pak minuta ndërsa autorët kanë mundur të grabisin xhiron  ditore dhe jane larguar me shpejtësi. Dyshohet se sasia e lekëve që grabitësit kanë marrë  është rreth 150 mijë lekë të reja."Më datë 15.01.2016, në rrugën " Medar Shtylla" në afërsi të lulishtes "1 Maji" në një kazino, dy shtetas të maskuar kanë vjedhur një sasi lekës (xhiron ditore) nën kërcënimin e armës së zjarrit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e personave. Në disa kryqëzime janë ngritur pika kontrolli policor si dhe po behet kqyrja e kamerave per identifikimin dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë.[caption id="attachment_657045" align="alignnone" width="711"]POLICIA KAZINO Ne foto: Policia ne kazinone e grabitur[/caption] /Oranews.tv/