Merr fund operacioni në Burkina Faso, lirohen pengjet, 20 të vdekur

Merr fund saga e gjakderdhjes e 2 sulmeve të njëpasnjëshme në kryeqytetin e Burkina Faso, duke lënë pas së paku 20 të vdekur, dhe dhjetra të plagosur ndërsa 3 terroristë janë vrarë nga forcat speciale.Ngjarja nisi pas orës 20.30 të mbrëmjes së 15 janarit 2016, me orën lokale, ku fillimisht shpërthyen njëra pas tjetrës dy makina bombë dhe menjëherë më pas terroristët e armatosur rëndë, hapën zjarr në drejtim të hotelit dhe resortit turistik në kryeqytetin Oagadogou, aty ku u morrën peng në hollin e hotelit mbi 100 persona.Sulm me armë ka patur edhe në kafenenë "Cappuccino" ngjitur me hotelin, që është shumë e frekuentuar nga stafi i Komneve të Bashkuara dhe të huaj.Mbi 100 persona, kryesisht turistë të huaj u mbajtën peng për disa orë nga terroristët, derisa forcat speciale ndërhynë brenda hotelit, duke shpëtuar 126 persona, mes tyre edhe ministrin e punëve publike të Burkina Fasos, Clement Saëadogo.Hoteli "Splendid" sipas autoriteteve zyrtare është një nga më të frekuentuarit nga perëndimorët, ndaj dhe ka qënë shënjestër e këtij sulmit terrorist.Përgjatë orëve të pengmarrjes, pati shkëmbim të vazhdueshëm zjarri mes palëve.Sipas dëshmitarëve që i shpëtuan pengmarrjes e që tashmë janë në spital për trajtim mjekësor, terroristët synonin të vrisnin njerëzit e bardhë, kryesisht europianë dhe jo ato me ngjyrë.Ministri i Komunikimeve tha se hoteli u sulmua nga 7 burra të armatosur, të cilët besohet se ishin akomoduar si turistë në hotel, 3 prej të cilëve janë vrarë nga forcat e ushtrisë vendase.Ky është sulmi i parë terrorist në kryeqytetin e Burkina Fasos dhe vjen pas mbështetjes së dhënë nga qeveritë afrikane, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, për të ndalur sulmet që kanë destabilizuar rajonin.Presidenti francez Francois Hollande e dënoi këtë sulm të urryeshëm ndaj ish kolonisë franceze.Ky sulm vjen pas atij në hotelin luksoz në Mali nëntorin e shkuar, në të cilën 2 terroristë vranë 20 vetë, përfshirë qytetarë rusë, kinezë dhe amerikanë.Në Burkina Faso, rreth 60% e popullisë është myslimane. Ky sulm është një sfidë e fortë edhe për presidentin e ri të vendit, të zgjedhur në muajin nëntor të vitit të shkuar, Roch Kabore. _87742991_87742990 _87743045_030949702-1 _87743041_87743040/Oranews.tv/