A është i mundur referendumi? Ligji dhe Kushtetuta "pengesë" që populli të shprehet

Shtimi i zërave të politikës për të thirrur referendum për reformën në drejtësi, kthen edhe një herë vëmendjen ne pengesat ligjore të cilat duhen kapërcyer për të thirrur qytetarët të shprehin vullnetin e tyre me votë. Ne nje analize te detajuar reporter.al paraqet gjithe pamundesine per mbajtjen e tij.Referendumi, mund të thirret nëpërmjet firmave të 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ose me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve.Por, kushtetuta aktuale është ndërtuar në mënyrë të tillë që procesi drejt referendumit të kërkojë miratimin paraprak të parlamentit me shumicën më të lartë të njohur.Neni 177 i Kushtetutës sanksionon që kjo kushtetutë, mund të ndryshohet vetëm me marrëveshje politike të Parlamentit ku duhet të votojnë pro dy të tretat e të gjithë anëtarëve (94 deputetë).Nëse dikush nuk është dakord me këtë ndryshim, atij i duhet mbështetja e një të pestës së të gjithë deputetëve (28 deputetë) për ta sfiduar ndryshimin në referendum. Kushtetuta nuk parashikon mundësinë që qytetarët të kërkojnë ndryshimin e kushtetutës.Parlamenti aktual ka mundësi që t'i miratojë ndryshimet e propozuara kushtetuese për reformën në drejtësi vetëm në rast se dy partitë e mëdha, Partia Socialiste, në qeveri dhe ajo Demokratike në opozitë, bien dakord për t'i miratuar, pasi Koalicioni aktual ka rreth 85 vota.Në rast se udhëheqësit politikë, pasi të bien dakord me njëri-tjetrin, dëshirojnë t'i drejtohen popullit për ta certifikuar dakordësinë mes tyre, ata mundet të kërkojnë referendum. Ne analizen e tij reporter.al thote se zhvillimi i një referendumi mbart rreziqe të shumta dhe mund ta shtyjë reformën aktuale të propozuar përtej limiteve ligjore të disponueshme.Neni 152 i Kushtetutës thotë se fillimisht, pasi krerët të vendosin për referendum, apo një e pesta e deputetëve të kërkojë referendum, duhet që fillimisht Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kërkesës, gjë për të cilën ka 60 ditë kohë.Neni 119 i Kodit Zgjedhor 2003, thotë se referendumi kushtetues nuk zhvillohet dot gjashtë muaj para përfundimit të mandatit dhe tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Por pjesa më e rëndë është pika 6 e atij neni, e cila thotë: "Ne përputhje me piken 3 te nenit 152 te Kushtetutës, kërkesat për referendum, qe nuk kane kaluar neper te gjitha procedurat e këtij kreu, brenda datës 15 mars te çdo viti, pavarësisht se kur janë paraqitur, shtyhen deri ne vitin pasardhës".Në rast se procedurat nuk kryhen brenda 15 marsit të këtij viti, atëherë referendumi shtyhet për vitin e ardhshëm. Vitin e ardhshëm natyrisht që nuk bëhet dot referendum sepse janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.