Vendet afrikane çlirohen nga Ebola

Liberia, Guinea dhe Sierra Leone, tre vendet më të prekura nga Ebola në Afrikën Perëndimore janë çliruar nga virusi  më vdekjeprurës në botë  që u mori jetën mijëra njerëzve. Pas 42 ditësh, pa asnjë rast të ri të  infektuar me visurisn ebola, Organizata Botërore e Shëndetit i deklaron vendet të pastra dhe më në fund të lira nga pushtimi i sëmundjes.E fundit që mori statusin ishte Liberia, teksa Guinea dhe Sierra Leone u sheruan nga fundi i 2015, megjithatë, OBSH paralajmëroi se virusi mund edhe të kthehet në vendet e Afrikës Perëndimore. Që prej dhjetorit të 2013, më shumë se 11,000 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, teksa varfëria, injoranca dhe ritet tradicionale të disa vendeve ndihmuan në përhapjen e sëmundjes apo edhe shtimin e rasteve të vdekjes.Në shumë fshatra njerëzit i fshihnin familjarët e prekur me sëmundjen, me argumentin se ishte i pushtuar nga forca të jashtëzakonshme të natyrës, apo përpiqeshin t’i kuronin në shtëpi me mjete dhe produkte natyrale.Gjithësesi virusi preku vendet të cilat kishin edhe një infrastrukturë të dobët shëndetësore, gjë e cila vështirësoi luftën ndaj Ebolas.Organizta Botërore e Shëndetit këshilloi banorët të tregojnë kujdes, pasi në disa raste , veçanërisht meshkujt e prekur dhe të shëruar më pas mund të ruajnë virusin në mënyrë pasive dhe mund ta transmetojnë nëpërmjet marrëdhenieneve seksuale. Megjithatë guinea, sierra leone dhe Liberia tashme ndihen të lehtësuara , pa frikë dhe panik.