Tahiri: Të miratohet sa më shpejt reforma në drejtësi, gjykatat lirojnë kriminelët e arrestuar

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar se sistemi aktual i drejtësisë dëmton punën e policisë duke akuzuar gjykatat se liron kriminelët e arrestuar.Për këtë arsye ministri i Brendshëm tha se reforma në drejtësi duhet të mbyllet sa më shpejt.Saimir Tahiri: Jeni dëshmitarë të ngjarjeve të përsëritura, me njerëz që kanë rekorde kriminale të përsëritura, që në vlerësimin tonë duhet të ishin duke vuajtur dënimin siç ndodh në çdo vend të botës. Një njeri që kryen një ngjarje kriminale nuk mund të gjendet i lirë pas dy vitesh, e të përsërisë të njëjtat ngjarje kriminale! Kjo që ndodh është dëshmia më e fortë si reforma në drejtësi duhet të adresojë pikërisht këto çështje”.Deklaratat e Ministrit të Brendshëm erdhën nga qyteti i Vlorës, ku bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Haki Çako morën pjesë në analizën vjetore të drejtorisë së këtij qarku.Analiza u zhvillua me dyer të mbyllura dhe vetëm në fund të saj ministri Tahiri deklaroi për mediat se 2015 ka qenë viti me arritjet më të mëdha të policisë në 25 vitet e fundit.Ministri Tahiri foli dhe për dënimin për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilin tha se duhet të jetë më i rëndë."Po presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për armëmbajtjen pa leje. Unë rezervohem të jap gjykimin tim kur të shoh vendimin e zbardhur, sepse në pikëpamjet time paraprake është një vendim mjaft i rrezikshëm. Gjithsesi, duke respektuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin që pritet të zbardhet, do marrim masa që edhe armëmbajtjen pa leje ta rikthejmë si vepër të rëndë penale. Për këtë kam biseduar edhe me kolegun Manjani edhe me kolegët në parlament, sepse është një çështje vendimtare në luftën kundër kriminalitetit."Ndërsa referuar ngjarjeve të fillim vitit, Tahiri tha se puna e plicisë nuk duhet të vlerësohet nga raste të veçanta./Oranews.tv/