Banorët e Dajçit: U dëmshpërblye 49% e dëmeve në bujqësi
Banorët e Dajçit kanë protestuar për të disatën herë në qendër të fshatit duke kërkuar dëmshpërblimin e plotë të dëmëve. Sipas tyre nga përmbytjet e vitit 2010-2011, janë dëmshpërblyer vetëm në masën 49% për tokën e përmbytur, por për banesat nuk kanë marrë asgjë.Shkodër-Përmes protestës, Banorët e njësisë administrative të Dajçit në Shkoder i janë drejtuar qeverisë Shqiptare me kërkesën për t'i dëmshpërblyer për dëmet që u shkaktuan përmbytjet e 2010-2011-s.Të irrituar i kujtojnë kryeministrit Edi Rama se vetëm 49% e shumës së dëmeve në bujqësi janë dëmshpërblyer, ndërsa për banesat dhe bizneset nuk kanë marrë asnjë qindarkë.Banori 1: Asnjë qindarkë nuk kemi marrë nga kjo qeveri, me përjashtim 49%, jo gjysma e dëmit të kësaj zone, 49% e bujqësisë nga qeveria e mëparshme.Banori 2: Nuk do të ndalim protestat, do të shkojmë edhe në Tiranë.Banori 3: Akoma nuk kemi marrë sa të mbajmë frymën gjallë.Banorët e Dajçit thonë se si të majtë e si të djathtë i kanë braktisur, duke mos ngritur askush zërin për kërkesat e tyre.Nga përmbytjet e vitit 2010 u prek e gjithë zona e Nënshkodrës.