Përgjigjet Turqia, goditet Shteti Islamik në Siri dhe Irak, vriten 200 ekstremistë
Turqia ka sulmuar pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak duke përdorur tanket dhe artilerinë e rëndë, në shenjë kundër përgjigjeje ndaj shpërthimit kamikaz që goditi Stambollin.Autoritetet njoftuan se nga sulmi kanë mbetur të vrarë më shumë se 200 ekstremistë të organizatës terroriste. Për mediat u prononcua edhe Kryeministri i vendit, Ahmet Davutoglu. Ai tha se kjo ishte një përgjigje e shtetit turk ndaj terrorizmit, duke shtuar se në javët në vijim, Ankaraja mund të lançojë edhe sulme ajrore.Nga shpërthimi kamikaz në Stamboll humbën jetën 11 persona, ku pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas gjermanë. Sulmi u ekzekutua nga një shtetas që vinte nga Arabia Saudite, i quajtur Nabil Fadli.Ai kishte hyrë në Turqi përmes Sirisë duke u regjistruar si një refugjat. Pas hetimeve, autoritetet konfirmuan se ai ishte një militant i Shtetit Islamik. Autorësia e sulmit u mor përsipër edhe nga vetë organizata terroriste nëpërmjet një postimi në internet.