Berat, mungesa e unazës vështirëson qarkullimin e mjeteve

Në Berat, kjo periudhë e vitit të ri është shoqëruar me trafik të rënduar, ku mjetet për të përshkuar pak km rrugë u duhet kohë e gjatë. Sipas ekspertëve, investimet në qytet, por edhe mungesa e unazës, janë shkaqet e trafikut që ka përfshirë Beratin.Berat-Në këto ditë të para të vitit 2016 rrugët e qytetit të Beratit vazhdojnë të jenë të mbingarkuara nga qarkullimi i mjeteve.Fakti që qyteti ka vetëm një rrugë hyrëse, nuk ka unazë, vlerësohet nga specialistët e qarkullimit rrugor si shkak kryesor i bllokimit të trafikut veçanërisht në disa akse rrugore.Hyrja e Beratit, zona e njohur si "Axhensia" dhe kthesa e Gjykatës, konsiderohen si akset më problematike, ku mjetet bllokohen në qarkullimin për minuta të tëra./Oranews.tv/