Ecuria e çmimit të naftës, në botë ulet me 90 USD, në Shqipëri me vetëm 28 lekë

Në renditjen e fundit të bërë nga Global Petriol Price, Shqipëria renditet ndër vendet që e kanë reflektuar më ngadalë uljen e fundit të cmimit të naftës në botë. Në dy vitet e fundit, kuotat e arit të zi në bursa kanë zbritur nga 120 dollarë në 30 dollarë aktualisht, ndërsa tek ne ulja është vetëm me 28 lekë për litër. Për operatorët e tregut, pengesë janë taksat e lartaDy vite më parë çmimi i naftës në bursat botërore ishte 120 dollarë për fuçi, ndërsa në Tiranë tregtohej me 190 lekë për litër. Sot, kuotat e arit të zi kanë zbritur në minimumin e dekadës së fundit, duke prekur nivelin e 30 dollarëve për fuçi, ndërsa në tregun shqiptar nafta shitet me 162 lekë për litër. E thënë ndryshe, ndërsa në bursa çmimit i arit të zi është ulur me 90 dollarë, tek ne me vetëm 28 lekë.Në renditjen e fundit të bërë nga Global Petriol Price, të datës 11 janar, Shqipëria renditet ndër vendet që e kanë reflektuar më ngadalë uljen e fundit të cmimit të naftës në botë.Kompanitë e tregtimit të karburanteve shpjegojnë se barra e taksave, që është rritur vazhdimisht në vitet e fundit, është shumë e lartë dhe zë rreth 67% të kostos, duke u bërë pengesë që cmimet në vend të ulen me ritmet e bursave ndërkombëtare./Oranews.tv/