Ngrica në rrugë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve
Ulja e temperaturave ka krijuar probleme ne zonat e thella veriore, ku në malësinë e Krujës, janë izoluar disa fshatra. ndërkohë në Korçë e Dibër nuk ka rrugë të bllokuara, por ngricat kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.I ftohti i ditëve të fundit, i shoqëruar me reshje të dendura bore në lartësitë mbi 1 mijë metra, ka bllokuar disa fshatra në malësinë e Krujës.Trashësia e borës në Shkretë dhe Bruz i Madh kalon nivelin e 30 centimetrave, ndërkohë që izolimi i zonës pritet të krijojë probleme për bazën ushqimore të bagëtive.Nga ngricat, është krijuar vështirësi në qarkullim në Qafë Shtamë.Në qarkun e Dibrës, rrugët janë të hapura, dhe është ndërhyrë në akset ku ka pasur rrëshqitje dherash, por probleme mbeten dy urat e shembura në Mat.Në qarkun e Korçës, ngricat e krijuara gjatë natës kanë krijuar probleme ne te gjitha akset rugore te këtij rajoni, ku qarkullohet vetëm me zinxhirë.Kjo situate ka bërë që të ndërhyhet për kriposjen e rrugeve sidomos ne disa akse që në periudhën e dimrit krijojnë vështirësi të medha për qarkullimin e mjeteve si ajo Boboshtice-Dardhe, Pogradec- Qafa e Thanes, Korce -Kapshtice etj.Per ditet ne vazhdim kur pritet nje perkeqesim i motit dhe reshje debore, Prefekti Konomi tha se jane marrë të gjitha masat që të mos ketë asnjë bllokim të rrugëve nacionale dhe rurale te rajonit te Korçës.Në Fier rreth 6 mijë metra kub dhera e mbeturina të ndryshme janë larguar nga shtrati i Gjanicës, gjatë pastrimit të lumit në një gjatësi prej 4 km.Brenda janarit pastrimi i lumit të vazhdojë tek tek "Ura me shkallë" në qytet, pika më kritike ku del nga shtrati në rast rritje të nivelit të ujit./Oranews.tv/