PD akuza Beqajt, Boçi: Në 31 dhjetor "Intech Plus" përfitoi 1,3 mld lekë

Partia Demokratike, përmes deputetit Luçiano Boçi  akuzoi Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, se pasurohet  nëpërmjet tenderave korruptivë.  Boçi tha se edhe pse më 31 dhjetor qeveria mbylli sportelet, arka  e shtetit funksionoi vetëm  për Ilir Beqajn,  duke i kaluar fimës së themeluar prej tij "Intech Plus",  1 miliard e 300 milionë lekë.Partia Demokratike, i është rikthyer akzuave  ndaj Minsitrit të Shëndetësisë Ilri Beqaja, për korrupsion. Sipas Deputetit  Luçiano Boçi, firma e e themeluar nga minitri i Shëndesë "Intech Plus", në 31 dhjetor ka përfituar nga  qeveria 1 miliard e 300 milionë lekë.Boçi: Qeveria ka menduar që kampioni i korrupsionit, të marrë një pako të mirë me para edhe ditën e vitit të ri.Mund të ishin mbyllur sportelet me 31 dhjetor, por jo arka e shtetit për Ilir Beqën, që kaloi tek firma e tij private 1 miliardë e 300 milionë lekë.Sipas demokratëve  firma  "Intech Plus",  nëpërmjet tenderave korruptiv dhe klieneteliste,  ka përfituar më shumë se 12 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve./Oranews.tv/