Nipi rrëfen në gjyq: I lamë të lidhura, por nuk donim t'i vrisnim

Artur Kacanolli, nipi i viktimave, ka pranuar para togave të zeza se ka qenë ai autori kryesor i vrasjes së Elsa dhe Gjinovefa Vavës, ngjarje e ndodhur në shtator të 2014, në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.Kacanilli ka pohuar se nuk ka dashur të vrasë hallën e tij dhe kunatën e saj, por vetëm ti grabiste ato. "ne i lam të lidhura, nuk i vramë. vetëm paraditen e ditës tjetër morëm vesh nga mediat se ato kishin vdekur", deklaroi para togave të zeza nipi i viktimave, të cilat u gjetën të lidhura dhe të asfiksuara.Të tre akuzuarit për vjadhjen me pasojë vdekjen, Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, kanë qenë prezent në sallën e gjyqit. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator të 2014, ku dy të moshuarat Elsa dhe Gjinovefa Vava, u gjetën të vrara në banesëne tyre në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar.Kunatat u gjetën të lidhura kokë e këmbë dhe të asfiksuara si pasojë e vendosjes së një qesje plastmasi në kokë. Tre të rinjtë kishin shkuar në banesën e dy të moshuarave me qëllim grabitjen e tyre.[caption id="attachment_656030" align="alignnone" width="640"]gjyqi i te rinjve Ne foto: Tre te akuzuarit e vrasjes ne Gjykaten e Durresit[/caption]/Oranews.tv/