Rama: Kur të anëtarësoheni në parti do të merrni vesh datën e kongresit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me koordinatorët e PS të Qarkut  të Shkodrës dhe Lezhës. Takimi është u zhvillua në ambientet e selisë së PS.Në përfundim të takimit, kryeministri Rama, i pyetur nga gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari, se kur do të mblidhet kongresi i PS, shefi i qeverisë iu përgjigj se datën do ta merrte vesh kur të anëtarësohej në PS.Gazetarja: Zoti Rama kur do ta mblidhni kongresin e PS?Edi Rama: Kur ju të anëtarësoheni në PS do ta merrni vesh.Gazetarja: Ende nuk kemi vendosur të mos jemi anëtarë, por të paktën të dimë datën kur do të mblidhet konkresiEdi Rama:  Këtë është diçka që e diskutojmë vetëm me anëtarët e PS.Në takimin e Ramës me koordinatorët ishin të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar.Mësohet në në takim me koordinatorët, kreu i ekzekutivit ka dhënë orientimin, në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt zgjedhjet në strukturat e PS.[caption id="attachment_656212" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rama del nga selia e PS-se pas takimit koordinatoret Ne foto: Rama del nga selia e PS-se pas takimit koordinatoret[/caption][caption id="attachment_656213" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rama del nga selia e PS-se pas takimit koordinatoret Ne foto: Rama del nga selia e PS-se pas takimit koordinatoret[/caption][caption id="attachment_656196" align="alignnone" width="640"]66 Ne foto: Rama del nga selia e PS-se pas takimit koordinatoret[/caption]