Dhurata e Vodafone, restauron dy sallat e institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2016, 17:00
Vodafone Albania i ka ardhur në ndihmë Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, duke rikonstruktuar dy salla të reja të cilat përmirësojnë integrimin e tyre në shoqëri.Vodafone nëpërmjet aplikacionit online Vodafone Books ofron libra të veçantë për këta fëmijë.120 nxënës të Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë do të kenë mundësi që mësimet e tyre ti zhvillojnë në dy ambiente të rinkonstrukturuara falë Vodafone Albania..Salla e terapisë psikologjike dhe ajo e logopedisë tashmë janë të pajisura me kushtet e përshtatshme, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e integrimit të fëmijëve që nuk dëgjojnë.Vodafone Albania përmes aplikacionit online Vodafone Books ofron libra të veçantë për këta fëmijë, ofertë e cila ofrohet me një ulje prej 50%.