Nga 40 mijë legalizime vetëm 25 mijë morën Hipotekën, do punojë me hartat e Aluizni-t
Pavarësisht se proçesi ilegalizimeve vlerësohet pozitiv nga drejtues të Aluizni-t, qytetarët kanë ngelur peng i zyrës së Regjistrimit të Pasurive për shkak të mungesës se kordinimit mes dy institucioneve.Kreu i Aluizni-t Artan Lame deklaroi se nga 40 mijë legalizime vetëm 25 mijë kanë marrë çertifikatën e pronësisë.Për të shmangur mbivendosjet në harta, tashmë Hipoteka do të punojë me hartat e Aluizini-t .Gjatë këtij viti Qeveria ka ofruar një sërë lehtësirash edhe për invalidët e punës.Nga 40 mijë qytetarë të cilët kanë përfunduar proçesin e legalizimeve, afërsisht vetëm gjysma kane arritur të marrin çertifikatën e pronësisë.Kryetari i Aluizni-t, Artan Lame, deklaroi se shkaku gjendet tek mosrakordimi i punës midis institucioneve.Por pavarësisht këtij treguesi, Lame premtoi se ky proçes do të përmbyllet brenda këtij viti.Lame: Nga rreth 40 mijë leje të mbylluara deri më tani, rreth 24-25 mijë është bërë edhe regjistrimi në Hipotekë.Duke marrë shkas nga hartat e vjetra të Hipotekës që shpesh nuk rakordonin me hartat e Aluzni-t, është vendosur që të rinovohen hartat nga Agjensia e Legalizimit në terren.Lame: Harta që do të prodhojë Aluizni do të fuiksohen në Hipotekë përgjithmonë. Po bëjmë një punë që do jetë e përjetshme.Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme e ekipeve të terrenit që do bëjnë këtë punë.Kreu i Aluizni-t bëri me dije se gjatë 2015 invalidët e punës, të cilët do të legalizojnë banesat e tyre do të paguajnë gjysmën e vlerës.Lame: Të gjithë invalidët e punës që kanë statusin e invalidit të punës dhe që kanë ndërtim pa leje përfitojnë deri në 50% zbritje të pagesës së truallit.Ndërsa përsa i përket ndërtimeve pa leje të ndërtuara pranë lumenjve apo në zona të mbrojtura, do të analizohen situate, do hartohet një studim dhe do të dilet me një vendim të posaçëm.Përgjatë 10 viteve të fundit në vend janë legalizuar rreth 60 mijë shtëpi, ndërsa janë në proçes edhe 290 mijë të tjera.