Në një javë 11.000 të prekur nga viruset gripale, piku do të jetë fundi i Janarit
Janari është muaji kur viruset gripale dhe infeksionet respiratore shënojnë kulmin e tyre.Instituti i Shëndetit Publik raporton për 11.000 persona të prekur në një javë nga viruset sezonale, ndërkohë që po analizon mostrat e tjera të ardhura nga institucionet shëndëndëtësore në të gjithë vendin.Sipas epidemiologut Artan Simaku në vend nuk qarkullojnë viruse të reja gripale, pra janë virueset që qarkullojnë të gjithë Europën duke prekur më tepër fëmijët, të moshuarit, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kornikë, imuniteti i të cilëve është më i dobët.Artan Simaku:“ Ditët e fundit kemi një trend në rritje. Nga eksperienca e viteve të kaluara piku i këtyre infeksioneve arrihet në fund të muajit janar. Numri të prekurve është rreth 11 mijë në javë”Muaji nëntor është koha kur qytetarët duhet të bëjnë vaksinën antigripale por Ekspertët e ISHP rekomandojnë vaksinimin edhe në këtë periudhë . Artan Simaku: “Vaksinimi është mjeti kryesor parandalues. Vaksinimin duhet ta kryejnë grupet në rrisk, fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit dhe gratë shtatzënë”Simptomat e virueseve gripale janë: temperaturë e lartë, rrufë, dhimbje koke e fyti dhe dobësi trupore. Përpara se të përdorin antibiotikun në shtëpi, mjekët rekomandojnë konsultim me mjekun e familjes, vizitë në qendrat shëdetësore apo në spitalet të afërta./Oranews.tv/