Spitali i Delvinës 30 vjet pa asnjë investim, pa xhama dhe me lagështirë

Në Spitalin "Ismet Shushi" në Delvinë nuk ka kushte dhe mungon ngrohja.  E megjithatë, mes lagështirës, dritareve pa xhama, pacientët përpiqen të marrin mjekimin për tu shëruar nga simptomat që kanëDrejtori i Spitalit Llambi Jeni thotë për "Ora News" se prej prej hapjes së tij nuk është bërë asnjë investim, ndërkohë që janë në pritje të një fondi nga ministria e Shëndetësisë për rikonstruksionin e godinës. Por dhe shpresa për këtë vit është shuar pasi projekti është pezulluar Llambi Jeni, Drejtor i Spitalit të Delvinës: “Kemi kërkuar fonde. Kemi bërë një projekt prevendiv dhe ia kemi dërguar para disa vitesh ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë vit na kanë thënë se do bëhet rikonstruksioni i spitalit të Delvinës dhe maternitetit të Sarandës por për një arsye që nuk e di është pezulluar”Në spitalin e Delvinës, ku marrin shërbim të paktën 10 mijë banorë, ka vetëm dy mjekë specialistë, dhe funksionojnë repartet e Patologjisë, Pediatrisë dhe urgjencës.spitali delvine13spitali delvine9 spitali delvine8 spitali delvine10 spitali delvine11spitali delvines1 spitali delvines2 spitali delvine3 spitali delvine4spitali delvine5 spitali delvines1 spitali delvine10 spitali delvine8 spitali delvine9 spitali delvine11/Oranews.tv/