Obama: SHBA do të kurojë kancerin një herë e përgjithmonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2016, 07:00
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama mbajti fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit.
Obama mbrojti me forcë arritjet e tij në dy mandate qeverisje dhe parashikoi me nota optimiste jo vetëm vitin e tij të fundit në detyrë, por edhe të ardhmen e vendit të tij. Në një sallë të mbushur plot dhe i ndjekur nga 30 milonë amerikanë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi fushatën elektorale me në fokus myslimanët, nënvizoi si arritje reformën shëndetësore, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kubën, ligjin e armëve dhe tha se ekonomia e shteteve të bashkuara ka qenë më e qëndrueshmja në botë në këtë kohë krize.Terrorizmi dhe lufta kundër tij ishte gjithashtu në fokus të lamtumirës së presidentit amerikan, por edhe çështhje të tjera të rëndësishme për qytearët e tij dhe për të gjithë botën.Në një shuplakë të drejtpërdrejtë ndaj kandidatit republikan Donald Trump, edhe pse nuk përmendi emër, duke cituar fjalët e Papa Franceskut Obama u shpreh:Barak Obama: “Bota nuk na respekton vetëm për arsenalin tonë, ajo na respekton për diversitetin dhe mënyrën si ne respektojmë çdo besim. Të imitosh urrejtjen dhe dhunën e tiranëve e të vrasësve, është mënyra më e mirë për të marrë postet e tyre. Kur politikanët fyejnë myslimanët, kjo nuk na bën më të sigurtë. Është e gabuar. Thjesht na zvogëlon në sytë e botës dhe vështirëson arritjen e qëllimeve tona”Sa i përket ekonomisë amerikane Obama tha se ka ende shumë për të bërë, por gjatë mandatit të tij është arritur shumë.Barak Obama: “Kushdo që pretendon se ekonomia amerikane është në rënie, fantazon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë ekonominë më të fortë dhe më të qëndrueshme ne botë. Jëmi në proces e sipër të rritjes së vendeve të punës edhe pse deri tani kemi hapur 900 mijë vende të reja pune. Është rritur numri i të punësuarve në sektorin privat në 14 milionë dhe papunësia është përgjysmuar”.Si president i vendit që drejton koalicionin ndërkombëtar kundër shtetit islamik, Obama u shpreh në në botën e sotme kërcënohemi më pak nga perandoritë e këqija dhe më shumë nga shtetet e dështuara.Barak Obama: “Al Qaeda dhe shteti islamik përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për popullin tonë, sepse në botën ku jetojmë sot, edhe një grup i vogël terroristësh mund të bëjë shumë dëme. Ata helmojnë mendjet e njerëzve tanë nëpërmjet internetit, veprimet e tyre kanë minuar dhe destabilizuar aleatët tanë. Ne duhet të shkatërrojmë terrorizmin.Presidenti Obama nuk u ndal shumë në ligjin e armëve, për të cilin është kritikuar shumë, teksa bëri thirrje për përparime më të shpejta në shkencë dhe në zhvillimin e burimeve të pastra të energjisë. Ai tha se SHBA mund të bëhet vendi që do të kurojë kancerin një herë e përgjithmonë. Barak Obama: "Vitin e kaluar, nënpresidenti Biden tha se me një përpjekje të re si ajo me të cilin u dërgua njeriu në Hënë, Amerika mund të kurojë kancerin. Sonte, unë po shpall një përpjekje të re kombëtare për ta bërë këtë. Për të gjithë njerëzit e dashur që kemi humbur, për familjen që ne ende mund ta shpëtojmë, le ta bëjmë Amerikën vendin që do të shërojë kancerin një herë e përgjithmonë".Dhe ashtu siç e nisi, presidenti amerikan e mbylli fjalim e tij me opimizëm, duke deklaruar se vite të lavdishme e presin Amerikën edhe pasi ai të largohet nga detyra. Askush nuk duhet të ketë frikë nga ndryshimet, tha ai.