U filmuan duke marrë ryshfet, Dallëndyshe Bici shkarkon dy punonjës të IKMT-së

Shkarkohen nga detyra dy punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre.Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e degës së Tiranës Andi Pullazi dhe inspektorin Aneld Këndezi.Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga IKMT, thuhet se “vendimi është marrë menjëherë pasi në emisionin investigativ “Stop” dy të lartëpërmendurit janë filmuar në një proçes korruptimi teksa ishin duke kryer detyrat publike”.Rasti në fjalë lidhet me inspektorin eInspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Aneld Këndezi, i cili në bashkëpunim me drejtorin Andi Pullazi i kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra një qytetari për ta lejuar të vazhdonte punimet në objektin që kishte pa leje për ta futur më pas në proces legalizimi.IKMT bën me dije se ndaj dy personave do të kërkohet edhe ndjekja penale.Në përfundim të njoftimit për media, IKMT falënderon mediat dhe inkurajon çdo denoncim kundrejt personave që përfitojnë nga detyrat publike duke abuzuar.“Po ashtu IKMT thekson se ngjarja nuk duhet të zbehë besimin e shqiptarëve në punën e këtij institucioni”.