Hashim Thaçi: Nuk bëhem më kryeministër

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi deklaron se më nuk do të kthehet në pozicionin e më hershëm, duke iu referuar atij të kryeministrit.Zëvendëskryeminsitri Thaçi ka qenë për dy mandate kryeminsitër i vendit.I ftuar i Baton Haxhiut në emisionin Zona B në Klan Kosova Thaçi th se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në vitin 2018.“Thirrjet për dorëheqje të qeverisë s’i kam marrë seriozisht. Zgjedhjet do të mbahen në qershor të vitit 2018”. “Zgjedhjet të parakohshme mund të mbahen vetëm nëse ne me koalicionin qeverisës nuk do ti kemi numrat në Kuvend, përndryshe jo”.“Në protestën e fundit opozita nuk kundërshtoi marrëveshjet e lidhura me Serbinë e Malin e Zi, por e kërkoi me dhunë dorëheqjen e qeverisë. Kjo e dëmton shumë vendin dhe imazhin e vendit” tha ThaçiThaçi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. “Themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është i lejueshëm nëse themelohet në përputhje me frymën e Kushtetutës”.Zv kryeministri më tej shtoi se Republika e Kosovës nuk mbrohet duke ushtruar dhunë.“Gjatë asaj dite kemi pasur veprime që nuk kanë përkuar me rendin demokratik dhe protestat paqësore. Ky është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë”.“Nuk mbrohet Republika me dhunë, as me molotov e as duke u armiqësuar me Amerikën, BE-në, NATO-n e Shqipërinë. Mund të kemi mospajtime, por jo të reagojmë me dhunë. ”Do të ishte me interes që të kemi një përgjegjësi më të madhe karshi shtetit, e më pak pretendime për marrjen e pushtetit me dhunë. Pushteti s’mund të merret asnjëherë me dhunë. Është vullneti i qytetarëve dhe mbështetja e ndërkombëtarëve ajo që e legjitimon pushtetin”./Oranews.tv/