Daçiç: Përdhosja e Katedrales Ortodokse, dëshmi pse Kosova nuk u pranua në UNESCO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2016, 08:12
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të hënën se përdhosja e Katedrales Ortodokse në Prishtinë gjatë protestës së 9 janarit të opozitës, dëshmoi se Serbia kishte të drejtë kur e kundërshtoi fuqishëm pranimin e Kosovës në UNESCO.Sipas tij, “shqiptarët jo vetëm që nuk janë të aftë të mbrojnë trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë, por po e shkatërrojnë sistematikisht atë”.“Këto akte vandale jo vetëm që bien ndesh me parimet e UNESCO-s, por meritojnë edhe dënimin më të madh nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, tha Daçiç.