Paralajmërimi, dronat mund të përdoren nga terroristët

Dronat mund të përdoren nga grupet terroriste si pajisje të improvizuara eksplozive të thjeshta, të përballueshme dhe efektive, thotë një raportim nga Remote Control Project.Autorët sugjerojnë  prodhuesit të programojnë dronat e tyre me koordinata GPS në zonat e “jo- fluturimit”.Qeveria britanike gjithashtu duhet të zbutë rregullat për pajisjet që bllokojnë  frekuencat e radios, shtojnë ata.Përveç kësaj,autorët këshillojnë rregulla më të forta për liçensimet e dronave.Aktualisht në Britaninë e Madhe, çdokush mund të blejë dhe të përdorë një dron që peshon më pas se 20 kg,pasi ka me qindra në treg.“Një sërë grupesh terroristësh, rebelësh,kriminelësh dhe aktivistësh kanë demonstruar tanimë aftësinë për të përdorur drona civilë për sulme dhe mbledhje informacioni,”- shton raportimi./Oranews.tv/