Qëllohet me armë ndaj një lokali, lëndohet një person nga thyerja e xhamit
Të shtënat me armë zjarri kanë prishur qetësinë e mbrëmjes së të dielës në Tiranë.Banorë të rrugës së Kavajës, në zonën e ish-parkut të autobusëve kanë sinjalizuar policinë rreth orës 18:00 se është qëlluar me armë.Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes konfurmoi gjetjen e katër gëzhojave.Policia deklaroi se personat që kanë qëlluar ndaj një lokali kanë qenë duke lëvizur në këmbë.Nga të shtënat janë thyer xhamat e lokalit si dhe është lënduar lehtë në ballë një person, i cili sipas hetimeve paraprake nuk ka qenë shenjestër e ndonjë atentati dhe ndodhej rastësisht në lokal.Dëshmitarë okularë të ngjarjes, persona që kanë qenë në lokal por edhe kalimtarë të rastit e banorë të zonës janë marrë në pyetje nga policia për të zbardhur motivet dhe rrethanat.Hetimet për këtë ngjarje janë ende në zhvillim. Të shtënat me arme në Tiranë vinë pas disa krimeve të rënda të regjistruara në kryeqytet, Durrës, Krujë e Fier këtë fillim viti.[caption id="attachment_653456" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku u qëllua me armë[/caption][caption id="attachment_653457" align="alignnone" width="640"]
Gëzhojet e gjetura në vendngjarje[/caption][caption id="attachment_653455" align="alignnone" width="640"]
Gëzhojet e gjetura në vendngjarje[/caption][caption id="attachment_653494" align="alignnone" width="640"]
Lokali ndaj të cili u qëllua dhe xhami i thyer[/caption][caption id="attachment_653497" align="alignnone" width="428"]
Xhami i lokalit i thyer nga plumbat[/caption][caption id="attachment_653495" align="alignnone" width="640"]
Lokali ndaj të cilit u qëllua[/caption]