Bllokohet reforma në drejtësi, opozita akuzon shumicën për mosreflektim

Bllokohen sërish negociatat për reformën në drejtësi. Pas tre orë debatesh fokusuar tek formula e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, ekspertët e Partisë Demokratike kanë braktisur tryezën.Pas një takimi me liderin e opozitës Lulzim Basha, ekspertët e Partisë Demokratike sqaruan përmes një deklarate për mediat se ekspertët e mazhorancës nuk reflektuan rekomandimet e Komisionit të Venecias duke e bërë të pamundur vazhdimin e  dialogut.Ekspertët e PD: “Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhen në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta”.Në këto kushte duket se Venecias do ti dorëzohen dy drafte. Këtë mundësi e la të hapur eksperti i nivelit të lartë Sokol Sadushi, pas përfundimit të një takimi prej 4 orësh pas largimit të PD nga tryeza.Sadushi: Ne do të shkojmë me draftin që kanë përgatitur ekspertët e nivelit të lartë, një draft që presim që opozita të sjellë opinionin e vet dhe të jetë si pjesë e rëndësishme e draftit të përbashkët.Po nëse nuk ndodh?Sadushi: Kjo është çështje e tyre. Ne kemi gati draftin dhe e mirëpresim çdo lloj opinioni që ata kanë se ne mund të gjejmë pika të përbashkëta me çështjet që ata ngrenë. Dhe ne në fakt më shumë kemi gjëra që na bashkojnë se na ndajnë. Janë shumë pak çështje që ne nuk gjejmë gjuhën e përbashkët, megjithatë mundësia ekziston.Ekspertët e opozitës kërkojnë që disa prej anëtarëve të institucioneve të drejtësisë si Këshillit të Lartë të Gjyqësorit apo Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen me shumicë kushtetuese.Me 2/3 e votave në Kuvend apo 93 vota por jo me 3/5 apo 84 vota që mazhoranca e sotme i zotëron, çka sipas opozitës do të thotë kapje e sistemit të drejtësisë.Burime të Ora News bëjnë të ditur se çdo pikë të draftit ku është propozuar si formulë zgjedhja me 3/5 e votave, ekspertët e Partisë Demokratike janë të gatshëm të gjejnë kompromosin edhe poshtë 2/3 të votave, mjafton të kalohet kufiri i 84 votave.Gjasat janë që të shkohet me dy drafte në Komisionin e Venecias nëse palët nuk do të gjejnë gjuhën të reflektojnë ndryshimet që kërkojnë ekspertët për nenet e caktuara.Por deri më tani një draft final nuk po përfaqëson asnjë prej aktorëve të tryezës, kjo pasi edhe ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë në orët e vona kanë formuluar propozimet e tyre për nenet ku duhet rishikuar Kushtetuta.Tanimë në lojë duket se do të hyjnë sërish Ambasadorët e SHBA dhe BE për të tentuar zhbllokimin e situatës, gjë që duhet të ndodhë para 20 janarit kur në Tiranë do të mbërrijnë ekspertë të Venecias për të diskutuar mbi draftin e reformimit të drejtësisë shqiptare.alibeaj /Oranews.tv/