Sekuestrohen drogë, armë e municione, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Podgorie

Policia e Korçës ka sekuestruar armë, drogë dhe municione luftarake, ndërkohë është shpallur në kërkim kryeplaku i fshatit Podgorie, ndërsa djali i tij u arrestua.Nga Specialistët  e Seksionit  kundër Narkotikëve u finalizua me skukses operacioni i koduar “Mali i Thatë” duke arrestuar Orlind Pilinçi, 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie  - Korçë dhe shpallur në kërkim babain e tij 44 vjecar Arben Pilinçi.Policia sqaron se "44-vjeçare me detyrë kryeplak i fshatit Podgorie ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë, për veprat : “Vrasja me dashje” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.Gjatë kontrollit  të ushtruar, nga ana e punonjësve të Policisë, në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën  dhe sekuestruan, me cilësinë e provës materiale :• 1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa,• 1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,• 32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm,• 3 fishekë luftarakë, model 56,• 5 fishekë luftarakë model 54, (të tetë të kalibrit 7.62 mm)• 10 kapsolla detonatore,• 4 thika,• 1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA,• 1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ,• 6500 Euro, 200 000 lekë,• 1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,• 1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”, të kryera  në bashkëpunim, nga shtetasit e mësipërm.droge korce1 droge korce2 droge korce3 droge korce4 droge korce5