Ekspertët e mbyllin takimin në heshtje, pritet të takohen sërish të dielën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2016, 22:08
Ekspertët e angazhuar për të hartuar draftin e ri për reformën në drejtësi e kanë mbyllur në heshtje takimin që nisi që në orët e paradites.Burime nga tryeza thanë se ata nuk kanë arritur ende konsensus për nenet e propozuara.Për të nisur diskutimin për këto tema, mësohet se ekspertët e Komisionit kanë kërkuar kohë për tu konsultuar.Ndërkaq palët kanë rënë dakord që takimi i radhës të mbahet ditën e dielë, por pa përcaktuar një orar të saktë.Po ashtu mësohet se të hënën, referentët përkatës do të konsultohen me Komisionin e Posaçëm për reformën në Drejtësi.Nëse do të gjendet gjuha e përbashkët drafti do ti dërgohet të martën më 12 janar Komisionit të Venecias.
