Arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes: Kisha objektiv Klement Kastratin
Klement Kastrati i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në Fier ka qenë objektiv i atentatorëve për tu eleminuar.Kështu ka dëshmuar në policinë e Fierit, Ilir Memushaj, i arrestuari u parë nga policia për ngjarjen ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Denis Kasa dhe u plagosën dy miqtë e tij Elton Margariti dhe Klement Kastrati.Ai ka deklaruar se kishte konflikte personale me Kastratin.Ilir Memushaj akuzohet nga policia si bashkëpunëtor në vrasje, ndërkohë që janë identifikuar dhe tre autorët e krimit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të 8 janarit 2016 në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kthesa e mullirit të artë”.“Autori/ët dyshohet se kanë qëlluar me një armë tip kallashnikov në drejtim të makinës që udhëtonte viktima dhe 2 të plagosurit, një mjet tip “Benz” me targë AA 414 LC” bëri me dije policia.44 vjeçari Denis Kasa ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa dy miqtë e tij Elton Margariti dhe Klement Kastrati u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.