Tërhiqen ujërat, përveç banesave uji ka dëmtuar rrugët dhe rrjetin elektrik
Në Bashkinë e madhe të Shijakut ka nisur evidentimi i dëmeve tek familjet e prekura nga vërshimi i lumit Shkumbin. Pas tërheqjes së ujit, janë konstatuar dëme edhe në infrastrukturën rrugore dhe rrjetin elektrik, ndërsa ka nisur shpërndarja e pakove të para me ndihma ushqimore.Katër ditë pas përmbytjeve në Shijak e Sukth, ujërat janë tërhequr nga shtëpitë dhe bizneset, duke i lënë vend llumit dhe mbetjeve inerte.Dëmet janë të shumta dhe ende të pallogaritura dhe jo vetëm në banesa, biznese e toka bujqësore, por edhe në infrastrukturën rrugore dhe rrjetin elektrik.Të lodhur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, banorët thonë se janë në pritje të ndihmës, ndërsa shtojnë se shtëpitë janë bërë të pabanueshme.Banorja: Erdha në darkë te kunata ime, nuk hyej fare këtu ishte det, liqen. Ja dhe murin e kanë prishur sot që doli lluca. I hodha poshtë, i morën dhe i nxorën përjashta. Erdhën dje ata i shkruajtën.Banorja: Që të gjithë, janë 5 familje që kanë që në ’70, që unë jam 45 vjeçe nuk është parë kjo në rrotën e histories, ky vend kështu.Motra ime ka mbetur pa shtëpi, pa katandi, pa asgjë. Janë dy femra.Banorja: Punuam një jetë të tërë mor bir dhe katandisem në këtë gjendje. A do blej të ha tani, a do blej të ushqej fëmijën, a do blej këto(mobiliet)?Në Bashkinë e Shijakut po menaxhohet faza e dytë e përmbytjeve, ajo e konstatimit të dëmeve, ndërsa po shpërndahen ndihma për të prekurit e kësaj katastrofe natyrore.Ardjan Kokomani: Bilanci afërsisht do të shkojë rreth 250 shtëpi të përmbytura. Shtëpitë e përmbytura mund të jenë 3 kategori. Kemi shtëpi me rreth 1 metër ujë, shtëpi që janë katet e para të mbuluara dhe shtëpi që janë të mbuluara totalisht nga uji, që për mendimin tim janë jashtë përdorimit. Njëkohësisht kemi edhe dëmtime në bazën ushqimore për blegtorinë dhe disa dëmtime në kafshë.E njëjtë është situata edhe në Sukth. Grupet e verifikimit janë në terren, ndërsa zjarrfikëset dhe fadromat punojnë për të tërhequr ujërat, hapur rrugët dhe larguar inertet e lëna pas nga vërshimi i ujit.Mbi 1400 pako me ndihma ushqimore, batanije e dyshekë të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kanë nisur të shpërndahen në zonat e përmbytura, por nevoja është shumë herë më e madhe.[caption id="attachment_653053" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak pas permbytjeve, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653054" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak pas permbytjeve, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653055" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak pas permbytjeve, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653056" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak pas permbytjeve, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653057" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak pas permbytjeve, 9 janar 2016[/caption]