Shembja e pallatit në Bangladesh, arrestohen dy pronarët e fabrikës
Policia në Bangladesh ka arrestuar dy pronarët e një fabrike tekstilesh që u shemb disa ditë më parë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 324 vetëve.Zyrtarët thanë sot se menaxheri i kompanisë New Wave Apparels, Bazlus Samad dhe kreu i kompanisë Mahmudur Rahman Tapash janë ndaluar nga autoritetet. Nuk është e qartë nëse janë ngritur akuza.Ndërkaq, numri i të vdekurve vazhdon të rritet, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet pa pushim për personat e mbetur gjallë nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit njoftuan se shpëtuan të paktën 72 vetë dje, 41 prej të cilëve ishin në një vend të vetëm. Edhe sot u nxorën persona gjallë, tri ditë pas shembjes.Punonjësit e industrisë së tekstileve kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Daka, duke demonstruar kundër kushteve të dobëta të sigurisë teknike në këtë sektor. Policia thotë se drejtuesit e fabrikës injoruan paralajmërimet për të evakuuar punonjësit, pasi u zbuluan të çara në ndërtesë.