Peleshi: Planet e zhvillimit do shmangin përmbytjet, Boçi: Qeveri zhduku fondet e kanalizimeve

Planet e zhvillimit dhe investimet do të ulin mundësinë e përmbytjeve por nuk do ta ndalojnë këtë fenomen. Duke folur nga Shkodra zv/kryeministri Niko Peleshi nuk la pa akuzuar opozitën për sjelljen e treguar në gjithë këtë kohë kur vendi përballej me vërshimin e ujrave.Peleshi: S’mund ta them që do jetë  viti i fundit sepse përmbytjet janë pasojë e 25 viteve çorodi, anatemuar nga opozita si një qeveri që prish, si qeveri e tritolit etj. Por, pasojat janë këto që shohim sot. Opozita për paradox nga njëra anë tregon me gisht qeverinë kur ndodh një përmbytje dhe nga ana tjetër nuk mbështet asnjë aksion të qeverisë shqiptare për të dekurajuar ndërtimet pa kriter, ndërtimet pa leje, keqshfrytëzimin e lumenjve dhe pujeve që janë edhe shkaqet kryesore të këtyre përmbytjeve.Por opozita ka përcaktuar si përgjegjës kryesor të përmbytjeve qeverinë Rama .Sipas deputeti Luçiano Boci qeveri zhduku fondet e kanalizimeve për ti bërë dhurata miqve të tij.Boçi: Me dorën e tij, Edi Rama ka hequr çdo vit miliona dollarë fonde të destinuara për kanalizimet, për ti dërguar si pako dhurata për miqtë e klientët e tij, për luksin e tij dhe shpenzimet qeveritare.Ditët e fundit si pasojë e reshjeve intensive me qindra hektarë tokë e me dhjetëra banesa u përmbytën si pasojë e reshjeve intensive.