Kryeministri takoi koordinatorët për organizimin e zgjedhjeve në parti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2016, 19:14
Kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me grupin e koordinatorëve për organizimin e zgjedhjeve.Duke qenë se baza nuk ia doli të përmbyllë afatin e fundit të dhjetorit për procesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka dhënë afatë të tjera.Mësohet se ai ka kërkuar që, procesi i zgjedhjes së kryetarëve të organizatave të përmbyllet brenda muajit janar, teksa është lënë të punohet për përgatitjen e kushteve që brenda këtij muaji të mund të zgjidhen kryetarët e Partise per 61 degët e PS-së, që përbëjnë 61 bashkitë e vendit.Në ato bashki ku procesi i zgjedhjeve në organizata ka mbaruar, nuk mund të zhvillohen ende zgjedhjet për kryetar pasi procesi do të zhvillohet në një ditë të vetme për të gjitha bashkitë e vendit.