Hiqet statuja gjigande e Mao Ce Dunit në Henan, u ndërtua pak ditë më parë
Një statujë 37 metra e lartë me bojë ari e ish-udhëheqësit të Kinës, Mao Ce Dun u hoq nga fshati Henan, u hoq vetëm pak ditë pasi ajo u ngrit, raportojnë mediat shtetërore.Një zyrtar i fshatit Henan tha për “People’s Daily” se ndërtimi i statujës së Mao Ce Dun nuk ishte i miratuar.Statuja gjigande e liderit komunist, thuhet të ketë kushtuar rreth 3 mln juan, apo 313 mijë paund.Ndërtimi i statujës u bë pjesë e titujve kryesorë të botë kur u përfundua vetëm disa ditë më parë.Një zyrtar i fshatit ku ndodhej statuja, tha se kjo statujë nuk ishte e regjistruar dhe e miratuar, dhe prandaj duhej të hiqej.Në një foto që qarkullon në mediat sociale, edhe pse ende e paverifikuar duket statuja e Maos e shpërbërë, me këmbët e hequra dhe kokën e këputur.Statuja u pagua nga vetë fshatarët dhe biznesmenët e zonës, dhe u ndërtua në homazh të ish-liderit.
