Alarm për bombë në Liverpul, policia negocion me të dyshuarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2016, 14:33
Policia e Liverpulit ka rrethuar menjëherë zonën pranë rrugës Tithebarn në qëndër të qytetit pas raportimeve se një person po mbante një pako në të cilën dyshohet se ka një bombë.Godina u evakuua menjëherë, ndërkohë që efektivët po negociojnë me personin ende të paidentifikuar.Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe skuadrat speciale të çaktivizimit të bombave.Sipas dëshmive, personi i dyshuar është një burrë i bardhë i moshës së mesme.
