Lumi Mat rrezikon Rrugën e Kombit, në Pogradec u dëmtua rruga për në Qafë Thanë
Në Lezhë - Vërshimi i ujërave të Lumit Mat si pasojë e shkarkimeve nga hidrocantralet e Ulëzes dhe Shkopetit, ka vënë në rrezik Rrugën e Kombit.Gërryerjet e lumit i janë afruar lëtij aksi rrugor në afërsi të fshatit Skuraj në një distancë shumë të afërt, duke vënë në alaram edhe autoritete vendore. Gjatë orëve të mbrëmjes nisi një ndërhyrje emergjente nga Shtabi i Emergjencave Civile, ku janë angazhuar disa mjete të tonazhit të rëndë të cilët po hedhin gurë dhe inerte për të ndalur gërryerjet e lumit.Prefekti i qarkut të Lezhës, Altin Jaku e quajti situatë emergjenteArtur Bardhi, Kryetar i Bashkisë Kurbin thotë se po bëhet një zgjidhje provizore pasi nuk kemi mjetet e duhura për ta përballuar këtë situatë.Situata nga gërryerjet e lumit në Rrugën e Kombit është mjaft alarmante, për shkak të shfrytëzimit pa kriter të shtratit të këtij lumi nga kompanitë që marrin inerte.Në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec, prurjet e përrenjve malorë dje dëmtuan aksin nacional Pogradec Qafë Thanë.Inertet që solli vërshimi i ujit, rrezikuan dhe një familje, e cila mundi të evakuohej në kohë.Është dashur ndërhyrja e bashkisë me eskavatorë për përmirësimin e situatës dhe lirimin e rrugës Pogradec Qafë Thanë.E njëjta situatë ishte edhe tek stacioni i trenit ku ura e rruges ishte bllokuar për disa orë.Në lidhje me inertet që vijnë nga miniera e zonës, administratori i Udënishtit siguroi ndërtimin e pritave në vijim, për të penguar shembjen e minierës.Në Fier, rritja e nivelit të Semanit nga prurjet e mëdha, solli daljen e tij nga shtrati në disa vende, duke rrezikuar përmbytjen e bizneseve dhe banesave të zonësVërshimi i Shkumbit, shkatërroi urën në Polis-Val të njësisë administrative të Shushicës në Elbasan. banorët thonë se dëmtimi i saj i la të izoluar. Në Dibër, deputetë të zonës dhe vendorët kanë para nga afër zonën e Gjoricës, më e dëmtuara nga reshjet e ditëve të fundit.Banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme, thonë se janë frikësuar nga fryrja e Drinit të Zi, dalja nga shtrati i të cilit do sillte pasoja shkatërruese për ta.Falë ndërhyrjes së ushtrisë është riparuar argjinatura e Drinit të Zi, që rrezikonte përmbytje masive në rast vërshimit të lumit./Oranews.tv/