Lotaria, radhë në sportelet e Postës për të dorëzuar kuponat tatimorë

3 ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e zarfave me kuponat tatimorë në zyrat postare shenohet fluks i lartë qytetarësh.Të gjithë kuponat tatimorë të periudhës 15 nëntor deri në 31 dhjetor  mblidhen dhe dërgohen  me zarf përmes Postës deri më 11 janar në mënyrë që të bëhen pjesë e lotarisë së kuponit tatimor. Për të qenë pjesëmarrës në lojë, nje qytetar duhet të ketë mbledhur jo më pak se 50 kupona tatimorë me vlerë totale  jo më pak se 5,000 lekëQytetarët dynden në zyrat postare me qellim dorezimin e zarfave me kuponat tatimor që i bejne ata pjese te lojës promocionale të kuponit tatimor. Afati i fundit për dorëzimin e zarfave me  kupona është 11 janari. Të vlefshme janë kuponat e blerjeve në periudhën 15 nëntor deri në 31 dhjetor.Qytetarët shprehen se i kanë të qarta proçedurat që duhet të ndjekin.Qytetaret thonë se  ka pasur edhe raste kur nuk kanë marrë kupon pas blerjeve.Për të qenë pjesëmarrës në lojë, një qytetar duhet të ketë mbledhur jo më pak se 50 kupona tatimorë me vlerë totale  jo më pak se 5,000 lekë. "Loja Promocionale e Kuponit Tatimor" ka 4 kategori fituesish .Në përfundim të lojës do të shpallen 500 fitues për një vlerë totale prej 8,000,000 lekësh.Në kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimi sipas vlerës totale dhe numrit të kuponave të dërguar. Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash./Oranews.tv/